Foto ilustruese

Opinion

Eduard Zaloshnja: Kush do ta qeverisë Kosovën? Mund të përcaktohet nga pakicat joserbe…

9 Shkurt, 09:09| Përditesimi: 9 Shkurt, 09:10

  • Share

Sot do të përcaktohet se kush do të shkojë në 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës – të paracaktuara me kushtetutë për 100 deputetë shqiptarë dhe për 20 deputetë të pakicave joshqiptare. Për të përcaktuar se kush do të jetë kryeministri i Kosovës pas zgjedhjeve, duhen të paktën 61 vota në Kuvend.

Në zgjedhjet paraadhëse parlamentare, Vetvendosja siguroi 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, dhe iu desh ndihma e deputetëve të pakicave joserbe (Romë, Goranë, Ashkalinj, Turq etj.) për t’i dhënë mandatin kryeministror Albin Kurtit.

Sipas sondazheve më të fundit në Kosovë, Vetvendosja mund të sigurojë 44-52 ulëse në përfundim të votimit sot (variacioni është i gjerë në sondazhet e ndryshme). Sidoqoftë gjasat janë goxha të mëdha që Kurti mos ta sigurojë dot mandatin kryeministror vetëm me votat e Vetvendosjes.

Kështu, edhe nëse Vetvendosja arrin të sigurojë maksimumin e 52 ulëseve në Kuvendin e Kosovës, asaj do t’i duhen për zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër edhe votat e deputetëve joserbë (Romë, Goranë, Ashkalinj, Turq etj.). Por këta të fundit mund të vihen nën trysninë e fortë të komunitetit ndërkombëtar, i cili duket se nuk e do një mandat tjetër kryeministror të Kurtit.

Në qoftë se Vetvendosja nuk arrin dot të sigurojë 61 vota në Kuvendin e Kosovës edhe me përkrahjen e deputetëve të pakicave joserbë (Romë, Goranë, Ashkalinj, Turq etj.), në lojë do të futen pastaj negociatat e këtyre të fundit me tri partitë e mëdha opozitare shqiptare.

Sido që të ndodhë, duket se përcaktuese për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës mund të jenë përsëri deputetët e pakicave joserbe…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?