Sali Berisha dhe Edi Rama

Opinion

Eduard Zaloshnja: Muri elektoral 800-mijësh i Ramës ka themele 84-vjeçare

8 Gusht, 10:39| Përditesimi: 8 Gusht, 10:40

  • Share

Berisha deklaroi dje se Rama përdori gjysëm miliard euro nga paratë publike për të marrë votat që mori më 11 maj.

Por koalicioni i Ramës më 2009 (kur ishte në opozitë) mori po kaq vota sa mori brenda vendit sivjet. Pra, votat që merr koalicioni i Ramës nuk varen shume nga qenia e tij në pushtet.

Po si mund te shpjegohet kjo qëndrueshmëri elektorale?

Le ta fillojmë analizën me zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991.

Në ato zgjedhje, PPSH (paraardhësja e PSSH) mori 2/3 e votave, por u detyrua shpejt të pranonte zgjedhje të parakohëshme, ngaqë nuk e mbante dot më pushtetin 47-vjeçar.

Në zgjedhjet e parakohëshme (mars 1992), PSSH mori vetëm 1/3 e votave. Gjë që tregon se shumë nga anëtarët e familjeve që e kishin përkrahur për 47 vjet ishin zhgënjyer më së fundmi me të.

Por ata u zhgënjyen shpejt edhe me pushtetin e Berishës. Në referendumin e 1994, ku Berisha kërkoi personalisht votën e shqiptarëve për kushtetutën që donte ai, vetëm 41% votuan pro. Anëtarët e familjeve që kishin përkrahur PSSH   në dekadat e mëparshme e abandonuan në masë Berishën...

Tragjedia e skemave piramidale e thelloi edhe më tepër ndarjen elektoratit shqiptar në dy pjesë - pakica që i mbeti besnike PD-së së Berishës dhe shumica që u grumbullua në sinorin e PSSH-së.

Qysh nga 1997-a e këtej elektorati i PSSH-së ka mbetur shumicë, pavarsisht përçarjeve Nano-Meta e Rama-Meta, që i dhanë mundësinë Berishës të qeveriste nga 2005 deri më 2013.

Nga 2013-ta e këtej, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Rama është stabilizuar rreth 800 mijë votave, ndërkohë që koalicioni i PD-së është luhatur mes 470 mijë dhe 620 mijë votave. Më 11 maj mori vetëm 530 mijë vota (duke përfshirë edhe votat nga diaspora dhe votat e ish-LSI-së).

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?