Lëvizja antikomuniste dhjetor 1990, Eduard Zaloshnja (djathtas)

Opinion

Eduard Zaloshnja: Ndoshta tek 35-vjetori i PD-së do të shkoj…

14 Dhjetor 2024, 12:40| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 13:26

  • Share

Si sot 34 vjet u shpall publikisht themelimi i Partisë Demokratike, para rreth 100 mijë qytetarëve të mbledhur në Qytetin Studenti. Meqë isha pjesë e grupit të pedagogëve dhe studentëve që një natë më parë diskutuam sesi do ta quanin partinë e re dhe se çfarë do të përfshinim në programin e saj, nuk mund ta harroj kurrë atë ditë të rëndësishme për historinë e vendit tonë.

Çdo vit themelimi i PD-së festohet, dhe mua më ka ardhur gjithnjë ftesë për të qenë i pranishëm në të. Në më shumë se gjysmën e rasteve, nuk kam qenë në Shqipëri. Por kur kam qenë, rrallë kam shkuar. Sa më shumë kanë kaluar vitet, aq më pak nga themeluesit kam gjetur atje – dhe shumica dërrmuese jemi ende gjallë!

Deri dhjetorin tjetër, kur të festohet 35-vjetori i themelimit të PD-së, ndoshta një brez i ri udhëheqësish do ta marrin stafetën në dorë. Dhe ndoshta edhe ne themeluesit e hershëm do të shkojmë me shumicë në festë. Ne ishim të rinj atëherë, kur diskutonim për emrin që do t’i vinim partisë (Berisha ishte më i madhi në moshë, 46 vjeç). Tani presim një brez të ri udhëheqësish që ta drejtojnë partinë që themeluam…

Shënim: Nga disa sondazhe që kam zhvilluar së fundi, rezulton se disa politikanë të brezit të ri kanë kuota të larta për ta marrë stafetën e udhëheqjes së PD-së pas vitit 2025

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • FOTO PA FJALË: 14/12/2024 15:24

    Kjo foto fletë vetë janë fikësu aty fytyra me pamje dhe frizurë hajdutësh dhe kriminelësh analog si sot Taliban me leshëra

    Përgjigju
    • Ddiaiai: 14/12/2024 16:44

      Ahahahaah ca loti

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?