Në KQZ janë regjistruar për të votuar me postë pothuaj çerek milion zgjedhes në emigracion. Dhe shumë komentatorë politikë përdorin refrenin se votat e tyre mund të prodhojnë 20-22 mandate parlamentare. Kjo do të ishte e vërtetë, në qoftë se votuesve në emigracion do t’u caktohej një kuotë mandatesh e veçantë nga mandatet që do të prodhoheshin në vend. Ose në qoftë se votat e emigrantëve do të shkonin të gjitha vetëm për njërën parti!!!
Në realitet, votat e emigrantëve do të shkojnë për garat në secilin qark ku kanë banuar para se të emigronin dhe pa diskutim do të shkojnë për parti të ndryshme në garën aktuale. Kështu që efekti i tyre do të ndihet vetëm në disa qarqe, ku mandati i fundit do të diskutohet vetëm për disa dhjetra apo pak qindra vota.
Qarqet ku votat e emigrantëve mund të jetë vendimtare për mandatin e fundit të qarkut
Në Qarkun Shkodër mandati i 11-të mund të diskutohet për disa dhjetra apo pak qindra vota. Epërsia në emigracion që mund të ketë njëra nga partitë pretendente për mandatin e 11-të mund të jetë vendimtare për marrjen e atij mandati.
Në Qarkun Lezhë mandati i 7-të mund të diskutohet për disa dhjetra apo pak qindra vota. Epërsia në emigracion që mund të ketë njëra nga partitë pretendente për mandatin e 7-të mund të bëhet vendimtare për marrjen e atij mandati.
Në Qarkun Dibër mandati i 5-të mund të diskutohet për disa dhjetra apo pak qindra vota. Epërsia në emigracion që mund të ketë njëra nga partitë pretendente për mandatin e 5-të mund të bëhet vendimtare për marrjen e atij mandati.
Në Qarkun Fier mandati i 16-të mund të diskutohet për disa dhjetra apo pak qindra vota. Epërsia në emigracion që mund të ketë njëra nga partitë pretendente për mandatin e 16-të mund të bëhet vendimtare për marrjen e atij mandati.
Në Qarkun Korçë mandati i 10-të mund të diskutohet për disa dhjetra apo pak qindra vota. Epërsia në emigracion që mund të ketë njëra nga partitë pretendente për mandatin e 10-të mund të bëhet vendimtare për marrjen e atij mandati.
Në Qarkun Tiranë llogaritë janë disi më të ndërlikuara. Mandati i 36-të dhe i 37-të mund të diskutohen për disa dhjetra apo pak qindra vota. Epërsia në emigracion që mund të kenë dy nga partitë pretendente për mandatin e 36-të dhe të 37-të mund të bëhet vendimtare për marrjen e atyre mandateve.
Përfundim
Votat e emigrantëve kanë gjasa të ndikojnë në përcaktimin e 7 mandateve nëpër qarqe të ndryshme, në varësi të epërsisë që mund të ketë njëra apo tjetra parti në emigracion.
Komente
