Edi Rama dhe Sali Berisha

Opinion

Eduard Zaloshnja: Në një sistem proporcional kombëtar pa prag, PS do të merrte 75 mandate dhe PD-ASHM vetëm 46…

3 Qershor, 16:26| Përditesimi: 3 Qershor, 16:29

  • Share

Izraeli është i vetmi vend demokratik me një sistem zgjedhor të pastër proporcional kombëtar (pa ndonjë prag elektoral). Cilado nga shumë partitë izraelite që arrin të marrë mjaftueshëm vota në rang kombëtar, e siguron futjen në parlament. Kuptohet që një sistem i tillë krijon kakofoni parlamentare dhe paqendrueshmëri qeveritare. (Kur nuk është në luftë, Izraeli zhvillon zgjedhje të parakohëshme çdo 6 muaj…)

Nga një analizë e votave të 11 majit në Shqipëri, rezulton se me sistemin zgjedhor izraelit PS-ja do të kishte siguruar 75 mandate parlamentare, ndërsa PD-ASHM vetëm 46. Kurse në Kuvend do të ishte futur edhe Koalicioni EuroAtlantik (KEA) i Bashës (shihni tabelën e mëposhtme).

Kjo analizë restrospektive është thjesht aritmetike, sepse partitë politike do të kishin ndjekur strategji krejt të ndryshme elektorale në kushtet e një sistemi proporcional kombëtar pa prag. Dhe me strategji të tjera, nuk i dihet sesi mund të ishin shpërndarë mandatet parlamentare mes partive në garë…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elgin: 03/06/2025 18:11

    Po me prag per te shmangur lokalizmat apo efektin Doshi?

    Përgjigju
  • Jaho: 03/06/2025 16:40

    Kesaj i thone “sikur te kishte halla ashtu”. Nuk ka sistem proporcional ne bote pa prag. min 4-5%. Pas kesaj firmule behen llogarite e PS. Ose me maxhoritar/proporcional pa bishtra koalicionesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?