Votat e diasporës ndikuan vetëm për një mandat në qarkun Vlorë – në qoftë se diaspora nuk do të kishte votuar fare në këto zgjedhje, PS-ja do të siguronte 82 mandate, e jo 83 sa ç’mori gjithsej.
Po nëse bëjmë pyetjen e kundërt hipotetike – sikur të kishte votuar vetëm diaspora – si do të ishin shpërndarë mandatet mes partive?
Duke zbatuar formulën D’Hont vetëm për votat e disaporës, rezulton se PS-ja do të kishte siguruar plot 95 mandate, PD-ASHM vetëm 36 mandate, NISMA-SHB 7 mandate, MUNDËSIA 1 mandat, dhe BASHKË 1 MANDAT (shihni tabelën e mëposhtme).
Sa i përket votave të diasporës, PD-ASHM pati epërsi vetëm në dy qarqe, Shkodër e Kukës. Në fakt, në këto qarqe ajo pati epërsi si me votat e këtushme, edhe me ato të diasporës.
Komente
