Foto nga procesi i votimit dje, 11 maj 2025

Opinion

Eduard Zaloshnja: Nuk mund të pritet 60% pjesëmarrje, kur vetëm 52% e zgjedhësve banojnë këtu…

12 Maj, 09:36| Përditesimi: 12 Maj, 09:45

  • Share

Refreni i zakonshëm për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet shqiptare u këndua edhe kësaj here. “Më pak se gjysma e shqiptarëve votojnë”, “Vlora skandal për pjesëmarrjen”, “Gjirokastra po ashtu” - këto janë disa nga frazat që qarkullojnë ngado në këto ditë të nxehta zgjedhjesh…

Por harrohet se qysh prej vitit 1991, gradualisht, pothuaj gjysma e elektoratit shqiptar është zhvendosur në emigracion. Vetëm 52% e shtetasve në moshë për votim banojnë sot në Shqipëri. Dhe nuk mund të pritet që në këto kushte, të kemi pjesmarrje 60%!

Votimi me postë i 195 mijë emigrantëve kësaj here është një hap i mirë drejt zbutjes së problemit të pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhje, por është një hap i vogël. Sepse plot 1.6 milionë shtetas në emigracion nuk e dërguan votën e tyre me postë, edhe pse shteti shqiptar ua mbulonte të gjitha shpenzimet e postës…

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?