Ilir Meta dhe Sali Berisha

Opinion

Eduard Zaloshnja: Përballë të njëjtit ‘regjim’, PD dhe LSI morën para katër vjetësh pothuaj 250 mijë vota më shumë se sa sot

13 Qershor, 11:19| Përditesimi: 13 Qershor, 11:25

  • Share

Para katër vjetësh, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, raporti paraprak i OSBE/ODHIR ngrinte të njëjtat shqetësime si sot rreth përdorimit të administratës në zgjedhje, vendimeve të qeverisë në prag zgjedhjesh, përfshirjes në fushatë zgjedhore të personave të inkriminuar etj, etj. Sidoqoftë, atëherë PD dhe LSI morën pothuaj 250 mijë vota më shumë se sa morën këtë vit të bashkuara nën udhëheqjen e Berishës dhe Metës.

Thënë ndryshe, përballë të njëjtit “regjim” (siç e quajnë opozitarët qeverinë e Ramës), koalicioni i udhëhequr nga Berisha e Meta mori vetëm 2/3 e votave që morën partitë e tyre më 2021. Tabela e mëposhtme tregon se firoja e votave ishte e shpërndarë në të gjitha qarqet (edhe në ato pak qarqe ku koalicioni i udhëhequr nga Berisha e Meta rezultoi i pari në qark). Kështu, në Qarkun Fier u regjistrua firoja më e madhe (pothuaj 1/2), kurse në Qarkun Kukës u regjistrua firoja më e vogël (mbi 1/5)

Një shpjegim për këtë firo gjigande të votave, sipas eksponentëve opozitarë, mund të gjehet tek largimi i qindra mijra votuesve të tyre nga Shqipëria. Por këta qindra mijra votues opozitarë në emigracion e kishin mundësinë ta dërgonin votën me postë kësaj rradhe. Dhe sa nga ata e dërguan votën me posë?

Vetëm  47 mijë vota erdhën nga diaspora për koalicionin e udhëhequr nga Berisha e Meta. Kurse nga vendet e botës ku DHL nuk pati probleme me shpërndarjen e zarfeve të KQZ-së, vetëm 40 mijë vota erdhën për këtë koalicion…

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • neri: 13/06/2025 12:52

    Vetëm shpellarët idjotët dhe hajdutët votojnë për këta dy bandit vrasës....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?