Foto ilustruese

Opinion

Eduard Zaloshnja: Përmbledhje me 8 shifra kryesore për zgjedhjet e 11 majit

19 Maj, 10:39| Përditesimi: 19 Maj, 11:19

  • Share

1-Pjesëmarrja e përgjithshme ishte më e ulët se në vitin 2021, edhe pse rreth 202 mijë shqiptarë të diasporës votuan për herë të parë me postë nga jashtë. Vetëm 45% e 3.71 milionë shqiptarëve me të drejtë vote (këtu dhe jashtë) votuan fizikisht ose me postë (1.67 milionë në total). Në vitin 2021, pjesëmarrja e përgjithshme ishte më e lartë (46%), edhe pse asnjë zgjedhës nuk erdhi dot të votojë nga jashtë, për shkak të kufizimeve të Covid-19.

2-Rënia e pjesëmarrjes së këtushme ndikoi shumë tek koalicioni kryesor opozitar (PD-ASHM), i cili pati një rënie prej 250 mijë votash (përjashtuar diasporën), krahasuar me votat që morën partitë përbërëse të tij në vitin 2021.

3-Në Qarkun Tiranë, i vetmi me rritje të vazhdueshme të popullsisë, rënia e votave për PD-ASHM (përjashtuar diasporën) ishte rreth 60 mijë, kurse PS pati një rënie prej vetëm 19 mijë votash. Ndërkohë, partitë e vogla patën 45 mijë vota rritje, ndërsa rreth 150 mijë zgjedhës me banim në qark nuk votuan fare.

4-Votat nga diaspora (përjashtuar Greqinë) ndikuan në shpërndarjen e mandateve vetëm në një qark - Vlorë. Votat nga Greqia nuk patën asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve (megjithëse ishin shumë afër ndikimit të mandateve në Lezhë).

5-Koalicioni Lapaj-Shabani iu afrua marrjes së 2 mandateve, por e humbi garën për 1 mandat në Fier (për atë mandat i duheshin 520 vota ekstra, përveç 9200 votave që mori në qark).

6-Dy yjet në ngjitje të opozitës, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, mundën me një diferencë të madhe politikanë me përvojë të opozitës, si Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, etj.

7-Rritja gjigande e mandateve për PS – nga 74 në 83 – erdhi kryesisht nga pjesëmarrja e ulët e votuesve opozitarë këtu në Shqipëri. Votat e diasporës e ndihmuan PS-në të merrte vetëm 1 mandat shtesë (në Vlorë)

8-Vetëm 11% e rreth 1.8 milionë zgjedhësve në diasporë votuan me postë. 89% nuk votuan fare.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?