Selia e PD

Opinion

Eduard Zaloshnja: Pjesëmarrja e ulët e dërrmoi PD-në në 6 qarqe

10 Qershor, 14:08| Përditesimi: 10 Qershor, 14:32

  • Share

Në zgjedhjet e 2021-shit, koalicioni PD-AN (ku përfshiheshin satelitët e vegjël të demokratëve, si PR, PDIU, PAA etj.) arriti të sigurojë plot 59 mandate parlamentare. Kurse sivjet, duke patur edhe ndihmën e votave të partisë së Metës dhe votave të diasporës, siguroi vetëm 50 mandate…

Shkaku kryesor ishte pjesëmarrja e ulët në zgjedhje e “popullit opozitar”, si këtu edhe në diasporë. Në qarqet Kukës, Shkodër, Durrës, Berat e Gjirokastër, edhe pse pjesëmarrja ishte e ulët, koalicioni i PD arriti t’i siguronte mandatet parlamentare të 2021-shit. Kurse në Qarkun Lezhë mezi i siguroi me fotofinish mandatet e atëhershme …

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e ulët e dërrmoi PD-në në gjashtë qarqe (ku PS-ja mori pak a shumë aq vota sa ç’kishte marrë më 2021). Kështu, PD-ja mori plot  9 mandate më pak se më 2021 në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, dhe Korçë ( në këtë të fundit, përveç pjesëmarrjes së ulët, ndikoi edhe pakësimi i mandateve të qarkut për arsye demografike). 

Le të analizojmë pjesëmarrjen në secilin qark, fillimisht duke llogaritur se sa zgjedhës ishin këtu e sa në emigracion. Nga tabela përmbledhëse e mëposhtme, bie në sy se pothuaj 2/3 e zgjedhësve të listave të Qarkut Tiranë banojnë këtu, kurse në skajin tjetër, pothuaj 2/3 e zgjedhësve të listave të Qarkut Vlorë janë në emigracion.

Po sa nga zgjedhësit e këtushëm nuk votuan? Tabela e mëposhtme jep përgjigje për secilin qark.

Dhe sa nga zgjedhësit e diasporës nuk e morën mundimin ta dërgonin votën e tyre me postë falas? Plot 89%!

Duke përmbledhur, plot 55% e shtetasve në listat e zgjedhësve (me banim këtu apo emigracion) nuk votuan më 11 maj. Vlora dhe Gjirokastra mbajnë rekordin, si qarqe me emigracionin më të lartë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?