Në një sondazh që zhvillova në fundjavë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastesishme në të gjithë territorin e vendit, pyetja kryesore ishte: "Nga sa keni dëgjuar e lexuar mbi ndryshimet në Kodin Penal, a jeni pro apo kundër tyre?"
Plot 62% ishin kundër dhe vetëm 27.8% ishin pro (10.2% ishin të dyzuar).
Ndër të anketuarit që ishin kundër, mbizotëronin ata që kishin votuar për partitë e ndryshme opozitare dhe mosvotuesit. Por kishte edhe shumë që kishin votuar për PS-në. Ndërsa të anketuarit që ishin pro kishin votuar pothuaj të gjithë për PS-në më 11 maj.
Ndër të dyzuarit, mbizotëronin votuesit socialistë, por kishte edhe të tjerë.
Ky sondazh tregon se reagimi i fortë i institucioneve juridike shqiptare dhe përfaqsisë diplomatike ndërkombëtare ndaj draftit të Kodit Penal të ri ka patur rezonancë në publikun e gjerë shqipëtar. Të anketuarit në sondazhin tim nuk janë juristë, por siç duket kanë nuhatur nga ç'kanë dëgjuar e lexuar se ka gjëra që nuk shkojnë në Kodin Penal të ri të propozuar...
Komente
