Foto ilustruese

Opinion

Eduard Zaloshnja: Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

14 Korrik, 09:38| Përditesimi: 14 Korrik, 09:44

  • Share

Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon Malësinë Verilindore - nga Rrësheni në Morinë të Kukësit).

Udhëtimi më i gjatë në autostradë pa ndërpreje mes dy qyteteve është ai Tiranë-Vlorë (152 km), që lidh qendrën e Ultësirës Perëndimore me skajin e saj jugor. Kurse në gjysmën veriore të Ultësirës Perëndimore, udhëtimi më i gjatë me autostradë është ai Tiranë-Milot (47 km). Për ta lidhur me autostradë Milotin me Shkodrën (skajin verior të Ultësirës Perëndimore) duhen edhe vetëm 50 km të tjera. Që nuk po bëhen dot…

Në mandatin e saj të fundit, qeveria Berisha siguroi fonde të mëdha për akset Tiranë-Elbasan, Fier-Vlorë e Qukës-Qafë Plloçë - por asnjë fond për autostradën Milot-Shkodër. Dhe ideja e kësaj autostrade jetike për Shkodrën ka mbetur jetime edhe në 12 vitet e qeverisë Rama…

Për nostalgji familjare, e vizitoj herë pas here Shkodrën – një nga perlat tona historike, gjeografike dhe urbanistike. Por në një ditë të zakonshme, udhëtimi me makinë për atje nga Tirana zgjat rreth 2 orë të vështira (duhet të nisesh herët, pa gëdhirë, që të arrish atje për 1 orë e 30 minuta). Kurse me ndërtimin e autostradës Milot-Shkodër, udhëtimi me makinë nga Tirana në Shkodër mund të realizohet pa vështirësi për vetëm 1 orë…

Po kur do të ndërtohet autostrada Milot-Shkodër?

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 14/07/2025 11:54

    Kurr nuk ndertohet sepse nuk i sherben interesave te oligarkeve

    Përgjigju
  • Kole: 14/07/2025 11:39

    Ka vite e vite qe thuhet se jane gati per te filluar punimet, por me habi shikojme qe ndersa hapen kantjere te reja, kjo e shkodres harrohet. Llogariten qarte sa dite vizita ka ba zv:kryinistria ne Kantjeret nga tirana deri ne ksamil dhe sa nga tirana ne skajin verior!!! Per mua ministria e infrastruktures ka qendrime te Njanshme Mund te kemi shpresa vetem nese kjo merret ne dore nga kryeministri Respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?