Pogradec

Opinion

Eduard Zaloshnja: Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

2 Gusht, 10:22| Përditesimi: 2 Gusht, 10:25

  • Share

Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra te gjatë. Përbri pedonales, ka një lulishte pothuaj aq të gjatë. Dhe përbri lulishtes, ka një shëtitore diçka më të shkurtër (ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve pas orës 19:00).

Pogradeci ofron gjithashtu çmimet më të ulta për akomodim në hotele dhe apartamente private gjatë sezonit veror. Kurse çmimet për çadrat e plazhit dhe për ushqimet/pijet në bare e restorante nuk krahasohen me çmimet tejet të larta ne plazhet e tjerë.

Thënë të gjitha këto, në pedonalen dhe shëtitoren e Pogradecit mbizotërojnë dialektet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Juglindore. Shumë pak turistë të huaj duket se qendrojnë në Pogradec.

Moti jo fort i përshtatshëm për plazh në Pogradec në javët e fundit mund të ketë ndikuar për fluksin e turistëve të huaj. Por Bashkia Pogradec duhet të mendojë për një strategji  afatgjatë të thithjes së turistëve të të gjitha dialekteve dhe gjuhëve

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?