Policia (Foto nga arkivi)

Eduard Zaloshnja: Policia, prokuroritë e gjykatat duhet të jenë në sintoni të plotë kundër krimit!

21 Gusht, 10:28| Përditesimi: 21 Gusht, 11:35

  • Share

Ndryshe nga gushti, periudha janar-korrik shënoi rekordin më të ulët të vdekjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore në Shqipëri. Këto vdekje u ulën me 16% gjatë 7 muajve të përë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dhe kjo ulje ishte në vazhdën e uljes drastike të vdekshmërisë rrugore dhe nga krimi në dekadën e fundit. Kështu, vdekjet nga krimi dhe aksidentet rrugore për çdo 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet zbritën në 8.7 në fund të korrikut, krahasuar me 20.7 që kishin qenë më 2013 (shihni grafikun e mëposhtëm).

Krahasuar me Bashkimin Europian, u afruam shumë përsa i përket indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, ndërkohë që e kishim 46% më të ulët se sa fqinji ynë i ngjashëm, Mali i Zi (shihni grafikun e mëposhtëm).

Por muaji gusht duket se po e prish këtë trend ulës të vdekshëmrisë nga krimi dhe aksidentet rrugore. Dhe vdekjet e shumta në gusht nga të dyja shkaqet kanë nxjerrë në pah edhe një fenomen tejet shqetësues – mungesën e sintonisë mes policisë dhe prokurorive e gjykatave të qarqeve në luftën kundër krimit dhe shkelësve të rëndë të Kodit Rrugor.

Kështu, policia arreston persona për armbajtje pa leje, por ata lirohen brenda tre ditësh nga prokurorë e gjykatës të butë – disa me arrest shtëpie dhe shumica vetëm me detyrim paraqitje. Policia Rrugore arreston shoferë të dehur apo të çmendur që rrezikojnë jetën e shtetasve me automjetet e tyre si rraketa, por ata lirohen brenda tre ditësh nga prokurorë e gjykatës të butë – disa me arrest shtëpie dhe shumica vetëm me detyrim paraqitje.

Dhe pastaj këta të liruar nga prokuroritë e gjykatat e qarqeve bëhen protagonistë për vdekje në rrugët e në lagjet e Shqipërisë!

Për të mos folur për rastet skandaloze kur prokuroritë dhe gjykatat e qarqeve zbusin akuzat penale të referuara nga Policia e Shtetit, duke u dhënë mesazhin kriminelëve të ardhshëm se nuk do të kenë pasoja të rënda nga krimet që mund të kryejnë.

Siguria e jetës së shtetasve nga krimi dhe aksidentet rrugore duhet të mbështetet në dy këmbë të forta që ecin në sintoni me njëra tjetrën - policinë dhe drejtësinë!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjin Gjoni: 22/08/2024 16:10

    Ne sintoni jane o Edo po vjedhin te gjjthe bashke si pashallare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?