Rinumërimi i 44% të votave të vendit sapo ka filluar. Pas rinumërimit, do të kemi ankimimime, apelime, reklamime dhe raportime në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Por sidoqoftë, si përfundim, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në shtator me 140 deputetët e konfirmuar tashmë (ndoshta vetëm me ndonjë ndryshim të vogël brenda llojit).
Ndërkohë, kryebashkiakët aktualë dhe ata që aspirojnë të bëhen kryebashkiakë kanë filluar llogaritë e votave për garat bashkiake në 61 bashkitë (në disa prej tyre mund të kemi zgjedhje të parakohëshme qysh në shtator).
Është mëse e kuptueshme që kandidatët për kryebashkiakë t’i bëjnë llogaritë bazuar në votuesit që votuan më 11 maj për partitë që do t’i mbështesin në garat e ardhshme bashkiake (duke shpresuar se pak a shumë të njëjtit votues do të votojnë edhe për ta). Kështu, kandidatët socialistë do të bazohen tek votuesit që votuan për PS-në dhe PSD-në, kurse kandidatët demokratë do të bazohen tek votuesit që votuan për PD-ASHM. Dhe meqë në zgjedhjet bashkiake diaspora nuk voton me postë, llogaritjet bëhen shumë më të thjeshta.
Në tabelën e mëposhtme janë përmbledhur votat që morën këtu më 11 maj PS+PSD dhe PD-ASHM në territorin e secilës bashki (shifrat janë rrumbullakosur për lehtësi leximi dhe epërsia e PD-ASHM është ngjyrosur blu, ndërsa epërsia e PS+PSD është ngjyrosur violet). Tabela tregon se PD-ASHM pati epërsi në territorin e vetëm 6 bashkive (Tropojë, Has, Mirditë, Kurbin, Krujë, dhe Kavajë), kurse në plot 55 bashki të tjera dominuan PS+PSD.
Komente
