Sali Berisha dhe Ilir Meta

Opinion

Eduard Zaloshnja: Problemi i opozitës në Bashkinë Tiranë nuk është thjesht aritmetik…

3 Tetor, 10:00| Përditesimi: 3 Tetor, 10:02

  • Share

Në territorin e Bashkisë Tiranë, plot 51.1% e pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk votuan për PS-në. Por kjo nuk do të thotë se 51.1% e atyre që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit në Bashkinë Tiranë do të votojnë pa diskutim për një kandidat opozitar, që duhet të bekohet domosdoshmërisht nga dyshja Berisha-Meta (kushdo qoftë ai ose ajo).

Sepse plot 10,704 votues opozitarë ia dhanë votën Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 11,734 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet të Lapaj-Shabanit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 11,618 votues opozitarë ia dhanë votën PSD-së së Tom Doshit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 6,900 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 1,695 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Djathtas për Zhvillim të Shehit-Alibeajt, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Sepse plot 19,377 votues opozitarë ia dhanë votën Partisë Mundësia të Agron Shehajt, një pjesë e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.

Etj, etj….

Duke përmbledhur, është e vërtetë se plot 174,418 tiranas dhanë vota të vlefshme për ylberin opozitar të përbërë nga 9 sigla, por vetëm 110,396 vota ishin për koalicionin Berisha-Meta. Plot 64,022 vota të tjera shkuan tek 8 sigla që nuk mund të kenë ndonjë sinergji domethënëse elektorale me koalicionin Berisha-Meta.

Me pak fjalë, problemi i opozitës në Bashkinë Tiranë mund të mos zgjithet me një mbledhje të thjeshtë aritmetike…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?