Kryegjyshata botërore Bektashi dhe Edi Rama

Eduard Zaloshnja: Projektet 'fasadë' të Ramës janë bazuar në studime sociologjike

26 Shtator, 10:54| Përditesimi: 26 Shtator, 10:57

  • Share

Duke filluar nga projekti për fasadat e ministrive më 1998, duke vazhduar tek projekti i rilindjes urbane të qyteteve më 2014, e duke përfunduar së fundi tek projekti për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në zonën lindore të Tiranës, Rama duket se është bazuar në gjetjet e studimeve sociologjike mbi fasadat.

Të shumta janë studimet sociologjike mbi efektin e fasadave të ndërtesave në përmirësimin e jetës së komuniteteve që banojnë përreth tyre (bazuar në tezën ‘fasada të mira, komunitet i mirë’) . Një shembull që përmendet gjerësisht në literaturën sociologjike është ai i New York City në fund të viteve 1980, ku kryebashkiaku i atëhershëm përmirësoi pamjen e lagjeve të qytetit në funksion të rritjes së ndjenjës së sigurisë lokale. (Ka patur shumë debate shkencore rreth atij rasti, por Rama duket se ka përqafuar ato pozitivet rreth rastit në fjalë).

Se sa efekt pozitiv kanë patur në komunitet projektet e Ramës për përmirësimin e fasadave në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera mbetet për t’u studiuar nga sociologë seriozë. Sidoqoftë, një vëzhgim i thjeshtë i qyteteve kryesore të krijon idenë e një përmirsimi/modernizimi të ndjeshëm të tyre.

Vijmë tani tek projekti për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në zonën lindore të Tiranës. Ky projekt “fasadë” nuk duket të jetë ideuar për ndikim në komunitetin e brendshëm shqiptar – në fakt, deri tani reagimi i brendshëm ndaj projektit të Ramës ka qenë kryesisht negativ. Por fakti që u shpall për herë të parë në faqen e parë të gazetës New York Times, më prestigjozes në Amerikë, dhe që u rishpall nga Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York, tregon se ai kësaj rradhe synon komunitetin ndërkombëtar.

Kudo ku ka shkuar Rama jashtë vendit, ka përmendur dy fakte rezonuese për audiencat e huaja – 1.Vetëm Shqipëria në Europë kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, sesa para saj; 2.Shën Tereza ishte shqiptare.

Me krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi” në Tiranë, Rama do që të ketë mundësinë të shtojë edhe një fjali të rëndësishme për audiencat e huaja: Vetëm brenda Shqipërisë ndodhet një Urdhër Sovran Islamik që është krejt liberal dhe krejt i ndryshëm nga të tjerët, përsa i përket barazisë gjinore, sjelljeve sociale, mardhëniet paqësore me fetë e tjera, e kështu me rradhë.

Të gjitha këto tipare të bektashinjve rezonojnë fort me komunitetin ndërkombëtar perëndimor, dhe Rama do t’i trumbetojë fort ato.

Sa për opinionin e brendshëm, Rama padyshim që do të zhvillojë një fushatë të fortë mediatike, ku mund të theksojë Naimin, Samiun, Abdylin, Rilindjen, Pavarsinë, etj. etj. Gjithashtu ai ka gjasa të theksojë përkrahjen e fortë financiare nga jashtë që kanë komunitet e tjera fetare (sunitë, katolikë ortodoksë), ndërkohë që komuniteti bektashi ka mbetur si jetim…

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 26/09/2024 12:16

    zaloshnja nuk e thote dot se ekzistojne defacto ne boten islame urdhera sufi si ky qe po perpiqeni te shpallni duke hyre ne konflikt te ashper me te gjithe boten islame me keq se izraeli

    Përgjigju
  • Bektashi: 26/09/2024 11:11

    Bindës!Duhet mbeshtetur nga gjithe shqitaret.Mos të na shkoi kot...

    Përgjigju
    • Kkd: 26/09/2024 19:59

      Sa pike kap te patronazhisti me kete koment?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?