Edi Rama

Opinion

Eduard Zaloshnja: Rama po bën përshesh në sheshin elektoral që ka gjetur

26 Korrik, 09:35| Përditesimi: 26 Korrik, 09:36

  • Share

PD-ja dhe LSI-ja morën së bashku vetëm 38 mijë vota më pak se PS-ja më 2021. Kurse sivjet, ato morën plot 328 mijë vota më pak se PS-ja. Dhe me 81-vjeçarin që ka në krye koalicioni i tyre, kjo diferencë vetëm mund të thellohet në vijim…

I ndodhur në një situatë të tillë komode, Rama ka filluar ta përdorë penelin e vet qeverisës pa e vrarë mendjen për kostot elektorale.

I pataksur nga katrahura në Lungomaren e tij të dashur dhe në administratën e Bashkisë Vlorë, Rama filloi një furtunë spastrimi në administratën e të gjitha bashkive të vendit, si dhe në trotuaret e qyteteve. Dhe çdo ditë ai njofton për furtuna të reja që do të përmbyllen (sipas tij) me një paketë ligjore të re për administrimin e territorit (kur të mblidhet Kuvendi në shtator).

Të gjitha furtunat e Ramës kanë kosto elektorale. Kështu, drejtuesit “e dorëhequr” të bashkive ishin aktivë në mbledhjen e votave për PS-në; shumë nga pronarët dhe punonjësit e lokaleve që janë prekur e do të preken nga spastrimi i trotuareve janë votues të PS-së; shumë nga pronarët dhe punonjësit e beach bar-eve dhe dyqankave që pengojnë pamjen e detit/liqenit në buzë të pedonaleve në plazhe janë votues të PS-së; shumë nga pronarët dhe punonjësit e bizneseve në buzë të rrugëve nacionale janë votues të PS-së; shumë nga “trimat” që bllokojnë hapësirat publike nëpër lagje janë votues të PS-së; shumë nga shitësit e vegjël që tregëtojnë bulmet, mish, etj pa faturë janë votues të PS-së.

Kur të përfundojnë furtunat ramore (dikur nga vjeshta), Rama do të ketë bërë të pakënaqur jo pak aktivistë dhe votues të PS-së. Por 81-vjeçari që ka përballë (armik i tij politik qysh nga dhjetori 1990) ia ka bërë të përballueshme çdo kosto elektorale – me një jastëk elektoral prej 328 mijë votash, Rama mund ta bëjë gjumin rehat.

Dhe gjasat janë që furtunat ramore nuk do të jenë vetëm territoriale. Furtunat mund të jenë edhe kuvendore. Meqënëse Rama mund t’i sigurojë 3/5 e votave në Kuvend me një të fishkëllyer, Kodi Penal, Kodi Rrugor, ndarja administrative e bashkive, paketa antikorrupsion, etj mund të bëhen siç i do ai.

Gjithashtu, furtunë pritet edhe në kabinetin qeveritar dhe në administratën qendrore. Të gjithë ata që kanë kontribuar deri më sot për sjelljen e votave në terren janë të skarcueshëm për Ramën – ai mund të sjellë njerëz të rinj në qeveri dhe në administratën qendrore, pa patur frikë për koston elektorale (me një jastëk elektoral prej 328 mijë votash, ai mund ta bëjë gjumin rehat).

Duke perifrazuar një shprehje të urtë popullore, mund të thuhet se Rama ka gjetur elektoralisht shesh dhe po bën përshesh…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron Paruca: 26/07/2025 12:45

    Me vjen keq por sot po duket era shtet ligjor . Jemi ndeshur çdo ditë me arrogancen e zaptuesëve te hapsinave publike . Tirana e bukur me tendat dhe banaqet ishte kthy ne Afganistan

    Përgjigju
  • QYTETARI: 26/07/2025 11:46

    QË NË KRE TË SHKRIMIT,PA E LEXUAR TË THEMË QË PO TË ISHE TI ÇFARË DO TA BËJE LESH E LI? ATIJ POP.I KA DHËNË VOTËN DHE PO NUK E HODHI VALLEN AI E DI FUNDIN PA LAVDI,TË PARAARDHËSVE TË TIJ. LËRENI NË REHAT TË PUNOJ QË NESËR TË TË MOS DILNI GËNJESHTARË SI PËRHERË.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 26/07/2025 12:10

      Aksionet qe ndermer z.Rama o zaloshnje i quan ramor po shkrimet e tua si mundet ti quajme zaloshnjor ? Nen drejtimin e Rames Shqiperia ka ndryshuar dhe do te ndryshoj duke zbatuar ligjin dhe jo maliqin

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?