Donald Trump

Opinion

Eduard Zaloshnja: Rënia e kuotave të Presidentit Trump, 4 pikë në 8 ditë

28 Janar, 14:44| Përditesimi: 28 Janar, 14:48

  • Share

Tradicionalisht, presidentët amerikanë e fillojnë punën në Shtëpinë e Bardhë me kuota miratimi nga publiku mbi 50%. Aktualisht, vetëm kompania e sondazheve Rasmussen bën matjen ditore të kuotave të presidentëve amerikanë. Por ndryshe nga kompanitë që e bënin më parë këtë gjë, Rasmussen anketon vetëm amerikanë të prirur për të votuar, e jo ata që nuk kanë gjasa të votojnë.

Në sondazhin ditor të Rasmussen, Presidenti Trump e filloi rikthimin në Shtëpinë e Bardhë me një nivel miratimi 56%. Por vetëm 8 ditë më vonë, niveli i miratimit për të ka rënë plot 4 pikë - sot është vetëm 52% (shihni grafikun e mëposhtëm).

Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë reagimi i publikut ndaj politikave të reja të presidentit Trump. Mandatin e parë në Shtëpinë e Bardhë ai e mbylli me vetëm 39% miratim në sondazhin Rasmussen…

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Kompania Rasmussen parashikoi një epërsi të Trump-it prej 2% në shkallë kombëtare para zgjedhjeve të nëntorit, përkundrejt epërsisë faktike 1.5%

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?