Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?

20 Nëntor, 13:32| Përditesimi: 20 Nëntor, 13:39

  • Share

Para një dekade, zhvillova një sondazh rigoroz opinioni me 1200 të anketuar në gjithë vendin për fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung. Fokusi ishte në veçanti tek opinioni i shtresave të ndryshme të Ish-të Përndjekurve Politikë.

Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i të dhënave të sondazhit më rezultoi se me afërsi, rreth 800 mijë banorë të rritur ishin para një dekade me prejardhje nga familje të Ish-të Përndjekurve Politikë.

Rreth 1/4 e ish-të përndjekurve deklaruan se e kanë patur familjen në pozita të mira në pushtet ose parti para fillimit të përndjekjes/diskriminimit.  Ndër të gjithë të anketuarit, rreth 12% kanë patur të paktën një të afërm të pushkatuar politikisht (baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze). Rreth 16% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të burgosur politikisht. Rreth 10% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të arratisur. Rreth 21% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të internuar/dëbuar/shpërngulur politikisht. Rreth 18% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të shapllur “kulak” ose “të deklasuar”. Rreth 11% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të përjashtuar nga PPSH-ja.

Po sot, kur jo pak janë larguar nga kjo botë apo nga vendi, sim und të jenë këto raporte? Në një sondazh tjetër  mund ta zbulojmë…

(Më poshtë është përmbledhja e rezultateve të sondazhit që drejtova para një dekade për fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung)

Vrojtim statistikor mbi opinionin e Shqiptarëve rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe Lustracionit, si dhe në vecanti mbi opinionin e shtresave të ndryshme të Ish-të Përndjekurve Politikë

Sondazhi i parë mbi opinionin e qytetarëve rreth hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe Lustracionit dhe në veçanti mbi opinionin e shtresave të ndryshme të ish-të përndjekurve politikë u realizua nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Institutin për Integrimin e Ish të Përndjekurve Politikë në Tiranë, në periudhën 13 – 23 Janar 2015, me një kampion prej 1200 të anketuarish në nivel kombëtar.

Metodologjia

Për këtë sondazh u hartua një pyetësor me 15 pyetje, i cili u administrua me telefonata fikse dhe celulare. Gjithsej u anketuan 1200 banorë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë. U anketuan vetëm shtetas, të cilet në Janar të vitit 1991 kanë qenë në moshën 16 vjeç e sipër. Kjo grupmoshë presupozohet të ketë njohuri më të sakta rreth çështjeve për të cilat u krye vrojtimi. Numri i telefonatave fikse e celulare në çdo qark u përcaktua në përpjestim me popullsinë e tyre urbane e rurale. Në përfundim të anketimit dhe hedhjes së të dhënave në bazën e të dhënave, u krye ripeshimi statistikor i kampionit, në mënyrë që ai të përfaqësonte sa më afërsisht popullsinë banuese në Shqipëri nga pikpamja gjeografike, demografike dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor rezultoi +/-3%.

Sondazhi u drejtua nga Dr. Eduard Zaloshnja, Pacific Institute for Research and Evaluation, Calverton, MD, U.S.A.

Profili biografik i të anketuarve

Ndër të anketuarit, 30% deklaruan se rrjedhin nga familje të përndjekura/diskiminuara politikisht para vitit 1991 (Fig. 1). 1/4 e ish-të përndjekurve deklaruan se e kanë patur familjen në pozita të mira në pushtet ose parti para fillimit të përndjekjes/diskriminimit.  Ndër të gjithë të anketuarit, rreth 12% kanë patur të paktën një të afërm të pushkatuar politikisht (baba, nënë, burrë, grua, vëlla, motër, gjysh, gjyshe, vjehrri, vjehrra, kunat, kunatë, xhaxha, dajë, hallë, ose teze). Rreth 16% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të burgosur politikisht. Rreth 10% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të arratisur. Rreth 21% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të internuar/dëbuar/shpërngulur politikisht. Rreth 18% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të shapllur “kulak” ose “të deklasuar”. Rreth 11% kanë qenë vetë ose kanë patur të paktën një të afërm të përjashtuar nga PPSH-ja.

Fig. 1. Përqindja e të anketuarve që kanë deklaruar se familja e tyre ka qenë e përndjekur/diskriminuar para vitit 1991 dhe përqindjet e atyre që kanë qenë vetë ose kanë patur të afërm të pushkatuar/burgosur/arratisur/internuar/dëbuar/shpërngulur politikisht dhe/ose të deklasuar/kulak dhe/ose të përjashtuar nga PPSH.

Opinioni i të anketuarve mbi hapjen e dosjeve të Sigurimit dhe mbi Lustracionin

Rreth 83% e të gjithë të anketuarve mendojnë se dosjet e Sigurimit të Shtetit duhet të hapen. Në veçanti, 84% e të anketuarve me prejardhje nga familje ish-të përndjekura janë pro hapjes së dosjeve të Sigurimit (Fig. 2).

Fig. 2. A jeni dakord që të hapen dosjet e Sigurimit?

Rreth 71% e të gjithë të anketuarve mendojnë se, nëse bëhet hapja e dosjeve, duhet bërë edhe spastrimi i institucioneve publike nga ish punonjësit & bashkëpuntorët e Sigurimit (edhe për lustracionin). Të të njëjtit mendim janë rreth 79% e të anketuarve me prejardhje nga familje ish-të përndjekura (Fig. 3).

Fig. 3. Nëse bëhet hapja e dosjeve, jeni vetëm për publikim të dosjeve, apo edhe për spastrim të institucioneve publike nga punonjësit & bashkëpunëtorët e Sigurimit?

Nëse bëhet lustracioni, 57% e të gjithë të anketuarve janë për spastrimin e të gjithë punonjësve aktualë të institucioneve publike, ndërsa 35% janë vetëm për spastrimin e drejtuesve të lartë të institucioneve aktuale. Tek të anketuarit me prejardhje nga familje ish të përndjekura, këto dy opinione janë në raportin 61% me 30% (Fig. 4).

Fig. 4. Nëse bëhet spastrimi i ish-punonjësve & bashkëpunëtorëve të Sigurimit, a duhet të largohen  vetëm drejtuesit e lartë të institucioneve aktuale, edhe të mesmit, apo të gjithë që kanë patur lidhje me Sigurimin?

Shënim: Për spastrimin e institucioneve deri në nivelin e mesëm të punonjësve aktualë janë 4% e gjithë të anketuarve dhe 3% e ish-të përndjekurve

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?