Edi Rama dhe Sali Berisha

Opinion

Eduard Zaloshnja: Sa kanë ndryshuar kuotat e dy partive kryesore qysh nga 11 maji?

2 Tetor, 14:57| Përditesimi: 2 Tetor, 15:00

  • Share

Shumë zhvillime kemi patur qysh nga 11 maji, kur u bënë zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. Berisha dhe enturazhi i tij politiko-mediatik kanë lëshuar akuza të përditshme rreth atyre zgjedhjeve. Rama ka paraqitur kabinetin e tij të ri qeveritar – me një pjestare të veçantë virtuale (Diellën). Begaj ka dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë (pas shkarkimit të Veliajt nga Këshilli i Ministrave). Etj, etj…

Po sa kanë ndryshuar kuotat e dy partive kryesore të Shqipërisë qysh nga 11 maji?

Sondazhi javor “Zëri i Shqiptarëve”, që zhvilloj çdo të hënë për ABC News, tregoi së fundmi se 40% të anketuarve të këtushëm sot simpatizojnë PS-në, ndërkohë që 40.2% kishin votuar më 11 maj për të. Domethënë, përkrahja për PS-në ka mbetur stabël, pavarësisht nga zhvillimet pas 11 majit.

Nga ana tjetër, vetëm 20,6% e të anketuarve të këtushëm sot simpatizojnë PD-në, ndërkohë që 26.4% kishin votuar më 11 maj për të. Domethënë, përkrahja për PD-në ka pësuar një rënie me pothuaj 6 pikë pas 11 majit.

Si rrjedhojë, është rritur përqindja e elektoratit që nuk simpatizon asnjë nga dy partitë kryesore – arriti pothuaj 40% në sondazhin e fundit “Zëri i Shqiptarëve”, që zhvilloj çdo të hënë për ABC News.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?