Portali Shqiptarja.com zhvilloi një sondazh online, fill pasi KQZ-ja publikoi draftin e rregullores për regjistrimin e zgjedhësve në emigracion që duan të votojnë me postë në zgjedhjet e 2025-ës. Pyetja në sondazhin online ishte: “A do të votoni me postë për zgjedhjet parlamentare 2025?” Pothuaj gjysma e të anketuarve nga jashtë vendit u përgjigjën pozitivisht.
Ky rezultat nuk duhet interpretuar statistikisht që gjysma e 1.75 zgjedhësve në emigracion do të votojnë në pranverën e ardhshme (rreth 3.7 milionë janë aktualisht në listën e zgjedhësve, minus 1.95 milionë banorë janë këtu në moshë për votim, baraz rreth 1.75 milionë zgjedhës në emigracion).
Rreth 300 mijë prej tyre nuk kanë lindur këtu dhe si zor të jenë të interesuar për të votuar me postë nga jashtë për parlamentin e këtushëm.
Pikëpyetja është për 1.4 milionë zgjedhësit që kanë lindur këtu dhe që banojnë jashtë Shqipërisë.
Zgjedhësit që duan të votojnë janë në përgjithësi të interesuar të ndjekin zhvillimet në vend. Dhe interneti e ka krijuar këtë mundësi edhe për zgjedhësit që banojnë jashtë Shqipërisë – ata mund të lexojnë/shikojnë si ne këtu çdo lajm përmes portaleve dhe faqeve të internetit të TV-ve kryesore shqiptare.
Nga një analizë që ndihmësi im IT u bëri të gjitha portaleve dhe faqeve të internetit të këtushme, rezultoi se pothuaj 70% e klikimeve në to kishin ardhur nga adresa IP brenda vendit. Dhe duke shfrytëzuar këtë të dhënë dhe faktin se vjet morën pjesë në zgjedhje vetëm 1.4 milionë zgjedhës të këtushëm, mund të ekstrapolohet me afërsi se rreth 600 mijë zgjedhës jashtë vendit mund të jenë të interesuar për të votuar vitin e ardhshëm.
Por se sa nga ata 600 mijë do të votojnë realisht, do të varet nga intensiteti i dëshirës së tyre dhe nga lehtësia/vështirësia e procesit të votimit me postë. Një proces që po provohet për herë të parë nga shteti shqiptar…
Ta harroni se duhet te harxhoj kohe dhe parà per te votuar! Po qe se duhet te votoj per keto palaço nga te dyja krahet,me mire voten tone si familje e djeg!
PërgjigjuTi je pjese e problemit. Vota e djegur eshte vote pro situates se tanishme