Eduard Zaloshnja: Sondazh domethënës për 'Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi'

24 Shtator, 16:30| Përditesimi: 24 Shtator, 16:35

  • Share

Fill pasi në faqen e parë të New York Times, gazetës më prestigjoze amerikane, u shpall plani i Ramës për krijimin e “Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi”, portali shqiptarja.com futi një pyetje rreth tij në sondazhet e përditshme online që zhvillon me lexuesit e saj.

Dhe mbi 2/3 e mbi 5000 të anketuarve e quajtën të gabuar iniciativën e Ramës për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, ndërkohë që vetëm 1/5 e konsideruan të drejtë (shihni grafikun e mëposhtëm). Këtu mund të votoni.

Ky rezultat i sondazhit online tek shqiptarja.com është domethënës statistikisht, sepse rezultatet e sondazheve të mëparshme në këtë portal nuk janë shquar për një anim të fortë të vazhdueshëm antiqeveritar – lexuesit e shqiptarja.com kanë qenë kundër qeverisë vetëm për disa vendime kontroversiale të saj (si për shembull, indeksimi i pensioneve, qendrimi ndaj mandatit parlamentar të Xhaçkës, kampet e refugjatëve në Gjadër, etj.).

Meqënëse referendumi popullor është një nga dy mënyrat për të bërë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për krijimin e “Shtetit të Urdhrit Bektashi”, sondazhi online i shqiptarja.com paralajmëron statistikisht se një referendum i tillë s’ka shans të jetë i suksesshëm.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?