Rruga Qukës-Qafë Plloçë

Opinion

Eduard Zaloshnja: Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

5 Shtator, 13:15| Përditesimi: 5 Shtator, 13:17

  • Share

Sot u hap për qarkullim të plotë rruga Qukës-Qafë Plloçë, e nisur nga qeveria Berisha, dhe e përfunduar nga qeveria Rama – 13 vjet dhe 300 milionë euro më vonë…

Sipas një njoftimi të shpërndarë sot në media, hapja për qarkullim e kësaj rruge do të bëjë të mundur që të shkohet nga Tirana në Korçë për 1 orë e 30 minuta!!!

Po për dikë si unë, që e përshkon shpesh segmentin Tiranë-Pogradec-Korçë, një njoftim i tillë duket qesharak.

Në kushtet më të mira të trafikut (dhe pa e drejtuar automjetin në mënyrë të papërgjegjshme) distanca Tiranë-Qukës mund të përshkohet për 1 e 30 minuta. Por zakonisht, mund të duhen 2 orë për të mbërritur deri në Qukës – në çastin e këtij shkrimi, në Google Maps, del 2 orë e 5 minuta (shihin figurën më poshtë).

Kurse për të shkuar nga Tirana në Korçë, në kushte normale mund të duhen afër 3 orë…

SHËNIM: Kur qeveria Berisha vendosi për të filluar rrugën e shtrenjtë Qukës-Qafë Plloçë, nevoja për një autostradë Milot-Shkodër ishte alarmante. Në qoftë se ajo autostradë do të ishte realizuar, sot nga Tirana në Shkodër mund të shkohej në më pak se 1 orë e 30 minuta, edhe në ditët më të ngarkuara të vitit…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albert: 05/09/2025 19:35

    E ke dëgju gabim Balluken se ka thënë që e shkurton kohën e mbërritjes në Korçë me 1 orë e 30 min.

    Përgjigju
  • Askushi: 05/09/2025 14:55

    Po Edi e llogarit mire se e para eshte mjeshter ne timon dhe e dyta rrugen qe e pershkon kryeministri ja hapin 1 ore para dhe normal qe e llogarit per 1ore 30 min.

    Përgjigju
  • gori: 05/09/2025 13:54

    Po bëhet po flasin për vijë ajrore sepse vetëm për të dalë nga Tirana duhet më shumë se një orë....flasin nga këto idiotësira dhe shoferët e rinj fillojnë të fluturojnë me pras dhe përfundojnë në kanal.

    Përgjigju
    • Pikant: 05/09/2025 17:06

      O shofer o qafpalare Pikerisht rruga u hap per tipa si puna tende qe mos shkelin me ne qytet. Por duhet te zgjidhje unazen. Dhe me keto mend qe ke do hash koken ne rruga e re. Por prit sa te vije dimri. Do e merni vesh rrugen e re. Keq me vjen per te gjithe shoferet qe do e provojne ne dimer. Ju uroj rruge te mbare.

    • shofer: 05/09/2025 14:57

      aty qukes-qafe plloce po fluturove nuk te mbledhin me dot as fshataret e gramshit, me gjithe deshiren e mire qe do ju kete ardhur nga "lulezimi" i biznesit tashti qe kalon rruga mes malesh. sa veshtiresi ka per te shkuar nga tirana ne korce. ri se na degjojne policat e elbasanit dhe fillojne menaxhojne trafikun e na shkon korce tirane 6 ore. shyqyr qe u shmang ai pogradeci i qelbur, qytet me kaotik dhe i shemtuar, qe mos i rente rruga me njeriu te kalosh mes tij. kjo rruge pas nje viti mer forme tamam se dhe hyrje daljet ne te si syte e tyre i kane bere shkel e shko, me kujton daljen e tirane elbasan pale kush e ka bere ndonje arkitekt urban nga keta te 5ave.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?