Nga një protestë e ish të Përndjekurve Politikë

Opinion

Eduard Zaloshnja: Tkurrje dramatike e segmentit të ish-të përndjekurve në elektoratin e PD-së së Berishës

5 Dhjetor 2024, 15:09| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 15:13

  • Share

Para një dekade hartova dhe drejtova një sondazh rigoroz opinioni me 1200 të anketuar në gjithë vendin për fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung. 

Fokusi ishte në veçanti tek opinioni i shtresave të ndryshme të ish-të Përndjekurve Politikë. Përkufizimi i familjeve të përndjekura përfshinte ato që kanë pasur të afërm të pushkatuar dhe/ose të burgosur dhe/ose të internuar, dhe/ose të arratisur dhe/ose të dëbuar dhe/ose të shpallur kulak dhe/ose të përjashtuar nga partia dhe/ose të transferuar në provinca të largëta dhe/ose të paarsimuar për arsye politike/biografike etj.

Nga ai sondazh rezultoi se 55% votueve të PD-së më 2013 ishin nga familje të përndjekura gjatë regjimit komunist. 

Vijmë në ditët e sotme.

Në pranverë hartova dhe drejtova një sondazh rigoroz opinioni me 1100 të anketuar në gjithë vendin për fondacionin gjerman Friedrich Ebert Stiftung. Fokusi nuk ishte në veçanti tek opinioni i shtresave të ndryshme të Ish-të Përndjekurve Politikë, por kishte edhe pyetje rreth tyre.

Nga ai sondazh, rezultoi se pasardhësit e familjeve të përndjekura gjatë regjimit komunist përbënin vetëm 27% të zgjedhësve që ia dhanë votën kandidatëve për kryebashkiakë të Berishës.

Një rënie dramatike kjo e peshës specifike të segmentit të ish-të përndjekurve politikë në elektoratin e PD-së së Berishës: nga 55% në 27%!!!

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?