Foto nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Opinion

Eduard Zaloshnja: Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

13 Korrik, 10:38| Përditesimi: 13 Korrik, 10:44

  • Share

Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abuzive është shtrirë tashmë në të gjithë republikën. Dhe ky aksion është bërë kryefjala e lajmeve/komenteve të përditshme në TV-të, portalet dhe rrjetet sociale shqiptare.

Po ç’mendojnë shqiptarët e këtushëm për këtë aksion të iniciuar nga Rama? Për t’iu përgjigjur me afërsi statistikore kësaj pyetje, zhvillova një sondazh të shpejtë, duke ia dërguar linkun e pyetësorit 2000 banorëve të rritur të këtushëm (me SMS krejt të rastësishme).

Pyetja e parë në pyetësor ishte: “A jeni në parim dakord që të spastrohet territori nga strukturat/tendat/çadrat/tavolinat pa leje apo me leje abuzive?” Dhe ja si u përgjigjën 1654 të anketuarit që e plotësuan pyetësorin:

SHËNIM: Përqindjet janë rrumbullakosur për lehtësi leximi

Pyetja e dytë në pyetësor ishte: “Kur do të ishte më e përshtatshme të zhvillohej aksioni i spastrimit të territorit?” Dhe ja si u përgjigjën 1654 të anketuarit që e plotësuan pyetësorin:

SHËNIM: Përqindjet janë rrumbullakosur për lehtësi leximi

Pyetja e tretë në pyetësor ishte: “A dëmtohet imazhi i vendit nga aksioni i spastrimit të territorit gjatë sezonit turistik?” Dhe ja si u përgjigjën 1654 të anketuarit që e plotësuan pyetësorin:

SHËNIM: Përqindjet janë rrumbullakosur për lehtësi leximi

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 13/07/2025 11:52

    Më mirë që u bë tani që ketë më shumë hapësira për qytetarët dhe turistët. Kjo përsa i përket Vlorës, Durrësit, Tiranës etj. Ndërsa ndërhyrja në Theth nuk mund të bëhet pas sezonit sepse fillon moti e ftohet deri në ngrica e dëborë që fillon që në tetor dhe nuk mund të punosh dot më. Kaq e thjeshtë është

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?