Foto ilustruese

Eduard Zaloshnja: Ulje drastike e indeksit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore

11 Janar 2023, 10:22| Përditesimi: 11 Janar 2023, 10:33

  • Share

Qysh nga fillimet e largëta historike të shteteve, roli parësor i shtetit ka qenë dhe mbetet siguria e jetës së shtetasve. Në kohët moderne, kërcënimet e përditshme ndaj jetës së shtetasve vijnë kryesisht nga krimet dhe aksidentet rrugore (luftrat, tërmetet, dhe fenomene të tjera të jashtëzakonshme natyrore, nuk ndodhin çdo ditë).

Në dekadën e fundit në Shqipëri, është ulur në mënyrë drastike vdekshmëria nga këto dy kërcënime të parditshme.

Kështu më 2013 (viti i fundit i qeverisjes së Berishës), u regjistruan 124 vdekje nga vrasjet me dashje. Në atë vit INSTAT-i raportonte një popullsi mesatare vjetore prej 2,9 milionë banorësh në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga krimet ishte 42.8 të vdekur për milion banorë.

Gjatë vitit 2022, u regjistruan 49 vdekje nga vrasjet me dashje. Vjet INSTAT-i raportoi një popullsi mesatare prej 2,79 milionë banorësh në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga krimet ishte 17.5 të vdekur për milion banorë (shihni grafikun shoqërues).

Me dy fjalë, indeksi i vdekshmërisë nga krimet ishte vjet sa 2/5 e nivelit të 2013-ës.

 

 

Më 2013, u regjistruan 295 vdekje nga aksidentet rrugore. Në atë vit, DPSHTRR raportonte 445,956 automjete aktive në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ishte 66.2 të vdekur për 100 mijë automjete aktive.

Gjatë vitit 2022, u regjistruan 164 vdekje nga nga aksidentet rrugore. Për vjet, DPSHTRR raportoi 796,438 automjete aktive në Shqipëri. Pra indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ishte 20.6 të vdekur për 100 mijë automjete aktive (shihni grafikun shoqërues).

Me dy fjalë, indeksi i vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ishte vjet sa 1/3 e nivelit të 2013-ës.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?