Foto ilustruese

Opinion

Eduard Zaloshnja: Vdekjet e automobilistëve apo nga krimi nën nivelin e BE-së, vdekjet e këmbësorëve, biçiklistëve, motoçiklistëve, dramë…

2 Shtator, 09:41| Përditesimi: 2 Shtator, 09:43

  • Share

Ndër vdekjet jonatyrale, vdekjet rrugore apo nga krimi zënë vendin e parë kudo në Europë. Dhe në 12 muajt e fundit, vdekjet e automobilistëve (për milion automjete) apo vdekjet nga krimi (për milion banorë) në Shqipëri kanë qenë nën nivelin mesatar të BE-së.

Kështu, në 12 muajt e fundit kemi patur 56.1 drejtues/pasagjerë automjetesh të vdekur për 1 milion automjete të regjistruara. Ky tregues është nën nivelin mesatar 66 të BE-së. Vdekjet nga krimi në 12 muajt e fundit në Shqipëri ishin 13 për 1 milion banorë. Ky tregues është nën nivelin mesatar 13.1 për BE-në.

Kurse për vdekjet e këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve as që i afrohemi fare Europës!

Kështu, rreth 50% e të vdekurve në aksidente rrugore në 12 muajt e fundit në Shqipëri ishin këmbësorë/biçiklistë/motoçiklistë. Ky tregues në BE është vetëm 20%. Për të gjetur statistika të ngjashme me tonat për këmbësorët/biçiklistët/motoçiklistët, duhet shkuar në Afrikë apo në disa vende të Azisë Juglindore…

Faji për nivelin e lartë të vdekjes së këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve në Shqipëri është i dyanshëm: Kultura e dobët rrugore e popullsisë, nga njëra anë, dhe drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve, nga ana tjetër.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 02/09/2025 13:18

    Çfarë krahsimi është ky me Azinë kur ne Azi lëvizin rreth 550-600 milion motomjete dhe rreth 85% e gjithe motomjeteve ne planet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?