Në listën paraprake të zgjedhësve në KQZ figurojnë rreth 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Nga këta, rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri, sipas vlerësimit zyrtar të INSTAT-it. Domethënë, rreth 1.8 milionë të tjerë janë në emigracion.
Në KQZ deri dje në mesnatë u regjistruan rreth 232 mijë zgjedhës nga emigracioni që duan ta dërgojnë votën e tyre me postë, ndërkohë që janë ende në shqyrtim kërkesat e rreth 20 mijë të tjerëve (por ja të gjitha mund të miratohen). Përafërsisht, vetëm 13.6% e 1.8 milionë zgjedhësve në emigracion do të votojnë me postë (shihni grafikun e mëposhtëm).
Komente
