Vrasjet e 21 janarit 2011

Opinion

Eduard Zaloshnja: Vetëm 18.5% mendojnë se krimi shtetëror i 21 janarit u krye pa dashje

6 Gusht, 09:30| Përditesimi: 6 Gusht, 09:33

  • Share

Më së fundi Berisha e pranoi se vrasja e 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011 ishte një krim shtetëror - siç e quajti Gjykata e Drejtave të Njeriut në Strasbourg. Por Berisha shtoi se ai krim shtetëror ishte kryer pa dashje...

Po çfarë mendojnë banorët e rritur të Shqipërisë për atë krim shtetëror?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova një sondazh me 2000 SMS krejt të rastësishme, ku pyetja kryesore ishte: "Me sa keni parë, lexuar e dëgjuar, si e konsideroni krimin shtetëror të vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011?" Dhe përgjigjet ishin:

79.5% me dashje

18.5 pa dashje

2% të dyzuar

Ndër të anketuarit që e konsiderojnë krimin shtetëror të 21 janarit si të kryer me dashje, përfshihen votues të PS, votues të partive të ndryshme opozitare, si edhe mosvotues. Kurse të anketuarit që e konsiderojnë si krim shtetëror të kryer pa dashje kanë votuar më 11 maj ekskluzivisht për PD-ASHM...

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?