PS-ja siguroi 83 mandate parlamentare në këto zgjedhje - 12 më shumë seç i duheshin për mazhorancën minimale të 71 mandateve. Por sipas pretendimeve të Berishës, PS-ja e siguroi këtë epërsi mandatesh dyshifrore me ndihmën e krimit të organizuar.
Po çfarë mendojnë zgjedhësit e thjeshtë?
Në një sondazh të porositur nga JAVANEWS (që e zhvillova në 24 orët e fundit me SMS krejt të rastësishme nga Vermoshi në Konispol), rezultoi se vetëm 22% e zgjedhësve të këtushëm mendojnë se krimi i organizuar ka përcaktuar fituesin e zgjedhjeve, ndërsa 10.6% mendojnë se krimi i organizuar mund të ketë qenë përcaktues për rezultatin e mandateve partiake (jo individuale) vetëm në ndonjë qark të veçantë. Ndërkohë, plot 67.4% mendojnë se krimi i organizuar nuk ka qenë përcaktues në asnjë qark për mandatet partiake (jo individyuale).
Rezultati 22% për ndikimin e krimit të organizuar në fituesin e zgjedhjeve ka korelacion shumë të fortë statistikor me përqindjen e të anketuarve që simpatizojnë Berishën (22.6% simpatizojnë Berishën, 47,4% Ramën, dhe plot 30% asnjërin prej të dyve).
Ndërkohë në një sondazh rigoroz që po drejtoj në terren, rezulton deri tani se rreth 22% e të anketuarve thonë se dikush nga rrethi i tyre familjar/shoqëror është kontanktuar nga një person me lidhje të dyshuara me krimin, për të ndryshuar prirjen e votimit – pothuaj aq sa simpatizojnë Berishën./JavaNews
Komente
