Nga rreth 1.86 milionë femra që ishin në listat zgjedhore, rreth 676 mijë votuan brenda vendit, dhe me afërsi, rreth 93 mijë votuan me postë nga diaspora. Në total, vetëm 41.4% e 1.86 milionë femrave në listat zgjedhore votuan.
Nga ana tjetër, rreth 788 mijë meshkuj votuan brenda vendit dhe me afërsi, rreth 109 mijë votuan me postë nga diaspora. Në total, vetëm 48.4% e 1.85 milionë meshkujve në listat zgjedhore votuan.
Duke përmbledhur, zgjedhëset femra ishim shumë më pak entuziaste për të votuar (si brenda, edhe jashtë vendit), por edhe zgjedhësit meshkuj nuk ishin fort entuziastë (si brenda, edhe jashtë vendit. Në total, vetëm 45% e 3.71 milionë shtetasve shqiptarë në moshë për votim (brenda e jashtë vendit) e morën mundimin të votonin…
Komente
