Nga analiza zyrtare e KQZ-së për funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e 14 majit të vjetshëm, rezulton se në vetëm 3.88% të qendrave të votimit (202 nga 5200 gjithsej) nuk funksionoi identifikimi elektronik i votuesve për shkaqe teknike. Ndërsa në 68 qendra votimi (1.3%, kryesisht në bashkitë Dropull, Finiq e Konispol) nuk u gjetën dot operatorë të aftë për administrimin e sistemit elektronik (në këto bashki të vogla mbizotërojnë moshat e vjetra për shkak të emigracionit të lartë).
Sidoqoftë, në ato pak qendra ku nuk u krye identifikimi elektronik (për arsye teknike ose për mungesë operatorësh), u krye ai fizik përmes kartave të identitetit, të cilat u verifikuan nga 7 antarë të komisioneve vendore (të përbëra nga komisionerë të gjithë forcave politike kryesore) dhe që u vëzhguan nga vëzhgues kombëtarë e ndërkombëtarë.
Në 311 qendra votimi nga 5200 gjithsej (6%) identifikimi elektronik u krye, por nuk u transmetua në kohë reale në KQZ, për mungesë të valëve celulare në fshara të thella. Sidoqoftë, të dhënat u transferuan më vonë në KQZ (para fillimit të numërimit të votave).
Si përfundim, mund të thuhet se KQZ e ka regjistruar me saktësi pothuaj milimetrike numrin e pjesëmarrsve në zgjedhjet e 14 majit 2023. Ajo regjistroi pothuaj 1.4 milionë pjesëmarrës.
Nga verifikimi që i bëri KQZ me short të rastësishëm 10% të kutive të votimit, rezultoi se në numërimin e votave të atyre 1.4 milonëve që kishin marrë pjesë në zgjedhje, kishte patur shmangie të vogla. Sidoqftë, fare pak ishin shmangie të qëllimshme (të gjitha shmangiet, të paqëllimshme e të qëllimshme, u korigjuan në rezultatet përfundimtare zyrtare).
Me pak fjalë mund të thuhet se KQZ-ja e ka kryer me sukses detyrën e saj për të regjitstruar me saktësi numrin e votuesve gjithsej dhe mënyrën sesi ata kanë votuar më 14 maj. Për arsyet se pse kanë votuar ashtu si kanë votuar pjesëmarrësit, nuk mund të na japë dot shpiegim KQZ-ja…
Për kuriozitetin e lexuesit, më poshtë është një tabelë që tregon sesi votuan zgjedhësit e këtushëm vjet më 14 maj (ata në emigracion nuk votuan dot).