Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Eduart Grishaj flet për dasmën me Arbanën: Do zgjasë 3 ditë, kemi 120 të ftuar dhe do këndojnë shumë persona! Një ceremoni do e bëjmë në kishë

11 Qershor 2023, 20:00| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 20:03

  • Share

Eduart Grishaj ka treguar detajet e dasmës me Arbana Osmanin që do zhvillohet të shtunën e ardhshme në Toskanë të Italisë ku do të zgjasë 3 ditë.

“Filmin e mbyllëm, Big Brother e mbyllëm, fëmijët i bëmë, tani bëjmë edhe dasmën. Thamë ta bëjmë edhe gocën që mos thotë goca: ‘Për një pjatë nuk më thërritët në dasmë”, tha ai.

“Unë edhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona të preferuara është edhe Toskana. Janë ca kodra shumë të bukura, është ushqimi që na pëlqen shumë, verën e kanë shumë të mirë dhe donim që me rrethin e ngushtë, që ne kemi thërritur te dasma, ta ndajmë këtë eksperiencë dhe ta bëjmë atje”, tregoi Grishaj në “E diell”.

Në dasmën e tyre nuk janë më shumë se 120 persona bashkë me stafin dhe kanë shumë këngëtarë miq që do të performojnë.

“I pari që do këndoj jam unë. Nga 120 veta që janë në dasmë rreth 50 janë këngëtar, do këndojnë shumë veta. Do bëjmë dhe një ceremoni në kishë. Ato kishat janë shumë interesante dhe historike, janë shumë të bukura dhe do bëjmë edhe ceremoninë e kurorës në një nga kishat. Nuk është se na ka lodhur siç të lodhin dasmat përgjithësisht, por pjesën më të madhe të punës ia kam lënë Arbanës”, tha Grishaj.

Grishaj shtoi se për cështjet familjare, Arbana di ti kurojë me detaje.

Komento

Komente

  • Artan: 13/06/2023 07:48

    Urime. Te gezoni dhe lumturoheni se e meritoni !

    Përgjigju
  • Makiwa: 12/06/2023 20:04

    Te trashegohesh, edhe se nuk njoh! Nje gja po me habit (kompliment) sa mire e njifke Toskanen !!!. P.s. per shpenzimet besoj se nuk Ke problema. Nje here martohet njeriu!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?