Report Tv sjell pamjet që tregojnë se në spitalin privat, Eduard Lamaj shkoi i fshehur në bagazhin e një fuoristrade luksoze me xhama të errët. Në këto pamjet, shihet shoku i tij që e transportoi drejt privatit, për të shmangur arrestimin nga policia, nëse do të kishte shkuar në spital privat. Po ashtu, është edhe personeli mjekësor që e nxjerrin nga bagazhi i makinës dhe më tej i bënë operacion në mënyrë të paligjshme, pasi nuk raportuan në polici një plagë nga arma e zjarrit.
Këto pamje hedhin poshtë versionin e dy mjekëve të arrestuar se nuk kishin dijeni se do të operonin një person të kërkuar nga policia për krime të rënda.
Me anë të rojës private të spitalit që i jep komanda shoferit ku të parkojë, ai i afrohet spitalit pasditen e 22 qershorit ai doli nga bagazhi i Range Rover në një gjysmë barelë të improvizuar.
Pasi hapin bagazhin, roja e spitali privat, një personel mjekësor dhe shoku i tij, ndihmojnë Lamaj të dalë nga bagazhi i Range Rover për ta futur më pas në spital.
Më pas të tre drejtohen për tek spitali Amavita, ku Eduart Lamaj po mjekohet dhe një ditë më pas ai u arrestua nga policia.
Eduart Lamaj shkoi për t'u mjekuar te spitali privat ilegalisht, 'Amavita' në Qytet Studenti. Dy mjekët që e operuan Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan dhe ndodhen në burg për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së vërtetës. Dje pranë spitalit privat u gjetën dy armë të fshehura, që dyshohet se janë të 'ushtarëve' të Lamajt, që e ruanin në spital, por kur panë policinë i fshehën dhe u larguan nga dera e pasme.