Politikë
Top 24

Eduart Ndocaj 'hap thesin': 50 mijë euro për prova nëse Pjerin Ndreu blen vota në Lezhë (VIDEO)

20 Maj 2019, 07:52| Përditesimi: 20 Maj 2019, 12:11

  • Share

Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj më anë të një video-mesazhi të publikuar bën thirrje që të gjithë qytetarët në këtë bashki që hasin raste të blerjes së votave do të shpërblehen nga ai vetë personalisht nëse u bëjnë video dhe e faktojnë me prova.

Ndocaj thotë se nëse qytetarët lezhjan do të kenë video që faktojnë blerjen e votës më 30 qershor, ai do tu ofrojë 5 mijë euro. Kujtojmë se për bashkinë e Lezhës një kundërshtar potecial është edhe kandidati i PS, Pjerin Ndreu që mesa duket ka 'trembur' Ndocajn. Ky i fundit pretendon se Ndreu do të bëjë pazare me votën dhe në thirrjen e tij  thotë se nëse në video do të shfaqet kandidati i Partisë Socialiste, ai do të ofrojë 50 mijë euro vetëm që të zotërojë videon.

"Kundërshtari im i Rilindjes ka hap thesin me lek. Por Lezha nuk do të shitet këtë radhë. Mos e shitini shpirtin djallit. Nëse ju ofrohen lek dhe mund t'i bëni një video duke shit votën unë do jua bleje këtë video 5 mijë euro. Nëse do të jetë edhe Ndreu në këtë video unë do t'jua blejë 50 mijë euro këtë video. Bëjani këtë të mirë Lezhës." ka thënë Edurat Ndocaj.

/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben Metani: 21/05/2019 06:51

    Kjo puna e te zgjedhurit nga populli nuk eshte ceshtje lekesh sa eshte ceshtje idesh. Ca ideje per zhvillimin e Lezhes keni ju Z. Ndocaj, se u e nuk kam pare ndonje ide te publikuar.

    Përgjigju
  • Shunden-Bunden: 20/05/2019 17:20

    Ky si thiu (derri) i Fran Ucit

    Përgjigju
  • Bau Bau Motriau: 20/05/2019 10:10

    o 'gagarel' i pakrehun ...., me kaq sa po 'ofron' TI, edhe nje 'muzhik' putinian, e lene masanej ndonii 'vicidolas' fanatik, t'i 'ban' si te verteta ..... nxirri 'mythte' ne shesh e garo me Pjerinin !

    Përgjigju
  • Xhiku: 20/05/2019 09:03

    ufffffff ca sikleti jane ca fytyra mer jahu... siklet vetem ti shohesh jo me ti degjosh pallavrat qe thone. Kesaj rradhe Lezha "nuk do shitet"...dmth, heren e fundit u shit. dmth ke edhe ti me leke fitove! o ketyre jau lexon ato 2 neurone qe kane edhe nje femije kopeshti. Merr Kujtim Gjuzin dhe beni Grup , kendoni te BBF se keni per te pas sukses. THJESHT BLEAAAHH.

    Përgjigju
    • Xheku: 20/05/2019 16:33

      Xhiku pernga shqipja qe shkruan un e kam shume te veshtire te te dalloj ndonje neuron ty.Per me teper mer rolin e pedantit duke qene analfabet.Te qafsha moj shege se ngeli plenci varur kjo pune.

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?