Foto ilustruese

Eduart Zaloshnja: Aritmetika elektorale e kandidatëve të përbashkët të opozitës

11 Tetor 2022, 14:24| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 14:26

  • Share

Gjysma e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare (prill 2021) votuan për patitë e ndryshme opozitare (gjysma tjetër votoi për PS-në dhe PSD-në). Por në kampin opozitar ka ndodhur një frakturë e fortë qysh atëherë, që e pati zanafillën në shtatorin e vjetshëm (kur Lulzim Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së) dhe u mais në 6 mars të këtij viti (kur opozita garoi me kandidatë rivalë ndaj njëri-tjetrit në zgjedhjet e pjesshme lokale). Pas të dyjave nga këto momente kyçe për opozitën, kam patur rastin të zhvilloj sondazhe rigoroze në terren, ku kam pyetur edhe se cilin nga liderat kryesorë politikë preferonin më shumë shqiptarët e thjeshtë.

Kështu, në shtatorin e vjetshëm, 14% preferonin Bashën, 14% preferonin Berishën dhe 4% preferonin Metën, ndër liderat opozitarë (42% të tjerë preferonin Ramën dhe 26% asnjërin prej tyre). Ndërsa pas disfatës së kandidatëve të Bashës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, pati një zhvendosje 6-përqindëshe të elektoratit demokrat nga Basha tek Berisha (shihni grafikun shoqërues).

Në sondazhin tim më të fundit (që e publikova para se Rama të ndryshonte qëndrimin e tij ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike), konstatohet se eksodi i përkrahësve të Bashës drejt Berishës nuk ka vazhduar – kuotat personale të Berishës kanë mbetur në nivelin e marsit, ndërkohë që Basha ëshë zhdukur praktikisht nga mejdani i politikës aktive (shihni grafikun shoqërues).

Në qoftë se mblidhen simpatizantët personalë të Berishës dhe të Metës shkojnë tek 25% e banorëve të rritur (reth 500 mijë). Kjo, sepse jo pak opozitarë tani kanë kaluar në sektorin “Asnjë nga këta” (38% në sondazhin e fundit, nga 26% që ishin në mars).

Dhe në qoftë se nuk arrihet një formulë e daljes me kandidatë të përbashkët opozitarë për kryebashkiakë (duke i ngjitur politikisht frakturat e mëparshme), opozita do të përfundojë me një grusht të vogël kryebashkiakësh të saj. Me afrimin e datës së zgjedhjeve 500 mijë simpatizantëve të sotëm të Berishës e Metës (sidomos të këtij të fundit) pritet t’u shtohen edhe të tjerë, por pa bashkim të plotë opozitar, është vështirë të kapërcehet muri 800-mijësh i Ramës.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?