“Education USA”, zyrë këshillimi për studime në SHBA te Piramida e Tiranës! Falas në 5 ditë të javës

16 Nëntor 2023, 22:31| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 22:59

  • Share

Education USA, zyra që do të ofrojë informacion të saktë, të plotë dhe aktual mbi mundësitë për të studiuar në SHBA është hapur tek Piramida në Tiranë. Konsulentja e zyrës do të presë të gjithë të interesuarit çdo ditë, nga ora 9 me  4 pasdite dhe ofron këshillime individuale, falas

Regjistrimi në një universitet Amerikan, tashmë do të jetë më i lehtë për të rinjtë shqiptar. Kjo falë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka hapur tek piramida e Tiranës Education USA, njw qendwr që do të jetë në dispozicion të të gjithë atyre që duan informacion të saktë dhe aktual për procedurat, kostot dhe mundësitë e studimit në SHBA.

Në ceremoninë e inaugurimit të zyrës, mori pjesë dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA, në Tiranë, David Wisner.

“Arsimi i lartë në ShBA, tërheq më të mirët nga e gjithë bota, por mbështetja e studentëve ndërkombëtarë, është prioritet për ambasadën tonë këtu, por dhe debartamentin e Shteteve të Bashkuara. Në një botë më të ndërlidhur, teksa studentët shqiptarë do të shkojnë në SHBA, kjo që do të farkëtojë të ardhmen e Shqipërisë, por edhe Amerikanët kanë mundësi të përfitojnë nga këto lidhje dhe të mësojnë më shumë për Shqipërinë”.

Nxënës e studentë do të këshillohen hap pas hapi dhe falas, nga konsulentja Aida Hudhri, e cila na dha edhe më tepër detaje mbi këtë qendër.

“Kjo zyrë quhet Education USA. Është një rrjet qendrash këshillimi në të gjithë botën. Misioni I qendrës është të ofrojë informacion falas, këshillim falas, për të gjithë studentët që duan të bëjnë një cikël studimesh në SHBA. Zyra është e hapur për këdo që do të filloje një bachelor, master, doktoraturë, të vijë, të na kontaktojë dhe të mësoje më shumë se sim und të aplikohet në amerikë. Zyra do jetë nga e hëna në të premte e hapur. Mjafton të na kontaktojnë në rrjetet sociale. Mund të gjejnë emailin tim dhe munD të kontaktojnë për të lënë një orar.  Sistemi I edukimit në SHBA, është pak ndryshe në SHBA. Gjithsecili ka kushtet e veta. Përt ato që duan të vbaszhdojnë bachelorin në SHBA, duhet të fillojnë procedurat e aplikimit një vit përpara”.

EdUSA është një rrjet prej 430 qendrash të tilla në të gjithë botën që këshillojnë nxënës të interesuar për të studiuar në SHBA, në 175 vende.  Shqipëria zë vendin e parë mes shteteve të Ballkanit, me numrin më të lartë të studentëve në Amerikë.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arditi: 16/11/2023 22:37

    E mire, merrini dhe ato 5 veta qe kane mbetur, ja u jep Sulltan Rama me gjith qejf qe te rri te mbreteroj i qete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?