Edhe në Komisionin e Edukimi projektbuxhei i vitit 2024 mori dritën jeshile, teksa u miratua nen për nen dhe në tërësi. Në seancën dëgjimore nuk munguan ankesat nga grupet e interesit. Për përfaqësuesit e sindikatave të arsimit rritja e pagave për mësuesit deri në 33% është e mjaftueshme dhe nuk do të sjellin asnjë ndryshim në sistemin arsimor.
“Ne mendojmë se ky buxhet nuk i përmbush kërkesat e kohës për një arsim cilësor. Në buxhet thuhet se rrogat do të rriten 23-deri në 33% të pagës bruto. Rritja e pagave është e pa mjaftueshme, sepse kjo rritje page nuk ndikon tek maturantët që të zgjedhin degën e mësuesve. E kanë bërë një profesion të padëshiruar. Paga minimale e një mësuesi duhet të jetë 90 mijë lekë. Rritja e pagave ne duam që të filloje që në janar. Kjo është e vetmja zgjidhje e problemit të arsimit në ditët e sotme. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit largohen nga Shqipëria është dhe arsimi. Duhet të jetë prioritet i qeverisë. Le të shkurtohet administrata.
Ka ardhur duke u fryrë. Këto lekë ti kalojën arsimit sepse ky investim do i shërbeje rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies. Kjo është e vetmja mënyrë për të kufizuar largimet. Ky buxhet është i pa mjaftueshëm për trajnimin e mësuesve. Trajnimet të bëhen nga fakultetet e mjekësisë. Ky buxhet është i pa mjaftueshëm për të realizuar me sukses SMP-in dhe që vendi të ece në të njëjtin hap me rajonin. Me këtë ritëm, shumë maturantë vitin tjetër do të shkojnë jashtë apo ti drejtohen privatit. Numri i nxënësve në Fier në privat e kalon numrin e shtetit. Ne kemi buxhetin më të ulët nga vendet e rajonit. Këto paga që janë për arsimin janë të pa mjaftueshme.”, tha Nevruz Kaptelli, kreu i SPASH.
Grupet e interesit thanë se buxheti është i pa mjaftueshëm edhe për trajnimin e mësuesve, teksa kërkuan që ato të bëhen nga përfaqësues të universiteteve.
Kreu u SPASH, Nevruz Kaptelli e cilësoi fakt alarmant regjistrimin në degët e mësuesisë, të nxënësve me mesatare të ulët.
“Për 9 vite, Shqipëria nuk do të ketë mësues. Ne kemi shumë vite që në degën e mësuesisë, na shkojnë nxënësit me mesataren më të ulët. Kjo është alarmante. E ardhmja do jetë si në Fier. Prindërit do të detyrohen ti dërgojnë fëmijët në privat. Ne duhet të punojmë për një arsim publik cilësor. Mua më duket shumë urgjente rritja e pagave sepse ne nuk kemi se si ti bindim nxënësit që të shkojnë për mësuesi”
Për të tërhequr më shumë studentë në degët e mësuesisë, qeveria uli mesataren por dhe shumë degë që i ka shpallur prioritare.