Presidenti francez Emanuel Macron

Opinion

Edvin Kulluri: Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror

27 Korrik, 18:33| Përditesimi: 27 Korrik, 18:36

  • Share

Brënda pak muajsh presidenti francez Emanuel Macron është përplasur dy herë me udhëhëqjen e re amerikane lidhur me dy konfliktet që kanë ndezur botën. Atë Ukrainë-Rusi dhe Hamas-Izrael. Herën e parë me rikthimin e Trump në zyrën Ovale, në kohën kur presidenti amerikan nisi përpjekjet për të ulur Zelensky-n në tryezë negociatash, Macron riktheu retorikën e mbështetjes së Ukrainës për të mundur ushtarakisht Rusinë. Si një remineshëncë e tezës së tejkaluar tashmë liberale-globaliste që synonte  përhapjen e  demokracisë dhe tregut të lirë në Kinë dhe Rusi, Macron insistonte se Rusia duhej mundur me cdo cmim, meqënëse nuk e përqafuan perëndimin me paqe. Në atë kohë zëvendës presidenti Vance, i kujtoi Macron se po të mos ish për SHBA, evropa do fliste gjermanisht. C’ka nënkuptonte se ishin pikërisht amerikanët që mundën gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore. Për hir të së vërtetës me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

Rasti dytë që është edhe më sfidues, ishtë deklarata e Macron pas tërheqjes së amerikanëve nga negociatat mes Izraelit dhe Hamas-it, se Franca do të njohë shtetin palestinez. Deklaratë të cilës Trump ju përgjigj duke thënë se “Macron është djalë i mirë, por deklaratat e tij janë pa peshë”. Dhe me fjalën “pa peshë”, Trump ka parasysh “fuqinë”,  që në marrëdhëniet ndërkombëtare në pikëpamjen realiste apo konservatore është parim themelor. E sidomos kur rendi i ligjit ndërkombëtar suprimohet nga forca ose sic e thotë me fjalë të tjera Hobbes tel Levatiani, kaosi që therrët nevojën për fuqi hegjemonike. Gjë që Franca nuk e ka që nga Bonaparte, i cili drejtonte një perandori. Që nga Lufta e Dytë Botërore, bota perëndimore ka vetëm një supërfuqi apo quasi perandori, SHBA. Kaq.

Por në të dyja rastet ka më shumë lëndë se “fuqia” për të diskutuar pafuqinë e Francës së Macron në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që Franca është një vend i rëndësishëm dhe me peshën e vetë të padiskutueshme, por nga ky status tek sfidimi i SHBA në cështjen e Ukrainës dhe Palestinës, qëndron një hendek i pakapërcyeshëm, që nuk tejkalohet vecse me nostalgjinë e një perandorie që nuk është më! Së pari, Macron nuk sheh që pas krahëve të tij opinioni publik si në evropë e amerikë nuk është i gatshëm të hyjë në një luftë për 20% të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia. Së dyti, shumica e qeverive të BE dhe NATO-s nuk janë të gatshëm për këtë skenar. E aq më keq, mjafton që vetëm administrata amerikane mos të jetë dakort, që retorika e Macron të mbetet vecse retorikë dhe asgjë më shumë. Por lufta mund të nisë me fjalë, por fitohet më armë!

Por akoma më konfuz qëndrimi francez bëhet në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë. Konflikt që nisi me sulmin e Hamas në 7 tetor të 2023, me 1300 viktima civile izrealite. Sulm i nxitur qartazi nga rregjimi i Ajatollahëve iranianë, si sfidë e boshtit Kinë-Rusi-Iran ndaj rendit botëror të dominuar nga SHBA. Natyrisht që reagimi i Izraelit ka qënë c’proporcional, por për shkak se edhe fuqia e Izraelit nuk është proporcionale me atë të Hamas-it. Biles bashke me atë të Hezbollahëve, Houthit, Asadit e Iranit bashkë. Gabimi i dytë, ka të bëjë se cilin shtet të Palestinës do që të njohë Macron? Pasi situata në Palestinë është e paqartë politisht dhe institucionalisht për verdikte kaq të qarta në dukje të presidentit francez. Në Bregun perëndimor drejton Autoriteti Palestinez që nuk as gisht e as lidhje me ngjarjen e 7 tetorit. Ndërsa në Gaza ku dhe po konsumohet konflikti, drejton Hamas që është përcaktuar si organizatë terroriste.

Ndaj ky konflikt që sipas Izraelit do mbyllet me shkatërrimin e Hamas që ende mban peng dhjetëra shtetas izraelit, nuk nevojë të zgjidhet nga konfuzioni francez që mesa duket u ringjall nga nevoja për protagonizëm të pajustifikuar e jo shume të arsyeshëm. Se sa për fuqi, Macron nuk duhet të harrojë se avionët  francez mbetën pa karburant në fluturim, në konfkiktin libian të pranverës arabe. E ishin pikërisht avionët cisternë amerikanë që i furnizuan në ajër duke mos lejuar kthimin e sulmit mbi Gadafin në parodi ish perandorake.2300 vite më parë Tuqididi, ose teoricieni i parë i marrëdhënieve ndërkombëtare, në librin e tij “Historia e Luftës së Peloponezit shkruante se “vendet e mëdha bëjnë atë që duan, ndërsa të vegjlit atë që duhet”. Ndaj roli i shteteve në konflikte apo arenën ndërkombëtare është i lidhur pandashëmrisht me fuqinë. E për sa kohë që, që nga kriza e kanalit të Suezit të 1956, Anglia dhe Franca pa SHBA nuk gjetën dot zgjidhje , duhet të ishte e qartë se perandoritë e dikurshme duhet të pranonin realitetin e ri. Fuqia hegjemonike perëndimore janë SHBA. Nostlagjitë, dëshirat apo ëndrrat intelektuale të “paqes së përhershme të Kantit”, janë thjeshtë iluzione por jo mekanizma në zgjidhje konliktesh apo vendosje rendesh nderkombëtare.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 27/07/2025 19:10

    Bravo Kulluri! Super artikull. Macron e di që nuk ka gjë në dorë dhe prandaj e thotë se nuk humb gjë, ndoshta fiton se ka 6 mil islamistë brenda Francës e do ti mbajë urtë në kurriz të Izraelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?