Çim Peka

Edvin Kulluri: Unë, Qimi dhe dhëndurët e partisë

29 Mars 2023, 10:22| Përditesimi: 29 Mars 2023, 10:24

  • Share

Të dashur miq! Dje “syri i byrosë politike” dhe disa bishta të foltores si dhëndri i udhëheqësit dhe ish ortaku i vëllait të Bashës që tashmë po “rithemelon” FRPD e trashëguar nga dhëndri i lejeve të ndërtimit të Ramës dhe Veliajt, kanë botuar një listë të analistëve të përhershëm të ABC NEWS ku bëj pjesë dhe unë që prej janarit! Këta persona duke mos më cituar drejtpërdrejtë aludojnë se unë ashtu si personat e tjerë në listë, po paguhemi nga inceneratorët!

Se pari, nuk thonë se si paguhem nga inceneratoret por thjesht vazhdojnë traditën me të shëmtuar të PD duke tentuar të bëjnë pis çdo person që nuk rreshtohet krah tyre dhe thotë të vërtetat e dështimeve të njëpasnjëshme për të cilat kanë vetë përgjegjësi ne 5 proceset e fundit zgjedhore!

Se dyti, që nga viti 2017 kam mbajtur të njëjtat qëndrime për zhvillimet në PD si në Kuvendet e PD në 2018 dhe 11 dhjetor të 2021 dhe në çdo media që kam folur ashtu si edhe në Facebook! Kam kërkuar demokratizim dhe një orientim të qarte të djathte konservator nëse PD do që të jetë konkurruese në zgjedhje! Të dyja propozimet janë flakur nga Basha, Berisha dhe gjithë “sytë” mediatike rreth PD dhe ”dhëndurët” biles duke u shërbyer me zell kryetarit dhe jo Partisë Demokratike përmes manipulimeve të zgjedhjeve të brendshme në çdo proces!

Se treti, 4 vitet e Bashës provova mbi kurriz çdo ndyrësi të zyrës se shtypit të PD dhe call centerave të kunatit! Fatkeqësisht konstatoj të njëjtin llum por këtë here nga Rithemelimi. Ka ndryshuar kryetari por jo PD! Është e njëjta kalbësirë që sulmon me sajesa dhe shpifje çdo njeri që mendon ndryshe nga “udhëheqësit” pa asnjë fakt, pa asnjë prove! Kjo mendësi totalitariste është një nga arsyet pse partia e ndryshimit të madh në 1992 është katandisur për herë të dytë në një gërmadhe elektorale!

Së katërti, që prej fillimit të publikimit të çështjes se inceneratorëve janë shprehur qartë si ish Sekretar i Përgjithshëm i MM se kjo çështje është një rast i qartë i “shpërdorimit të detyrës me pasojë dëm ekonomik të konsiderueshëm”, për të cilen ministrat, zyrtaret e administrates publike dhe kryetaret e bashkive të përfshire duhet të mbajnë përgjegjësi penale! Pra qenkam paguar nga inceneratorët duke kërkuar dënimin e atyre që i ndërtuan dhe nuk i vunë në punë me milionat e taksave të shqiptarëve! Këtë mund të ma shpjegojnë vetëm këta vemjet e Rithemelimit!

Së pesti, meqenëse ata që me kane përfshirë në këtë akuze që nuk e kuptoj se çfarë akuze është të thuash atë që mendon, e njohin mirë dhe veten dhe mua! Në 8 vite ne pushtet si Ndihmës i Kryeministrit dhe sidomos Sekretar i Përgjithshëm i MM nuk ndikova asnjë dite pranë Komisionit të Kthimit të Pronave të dhëndrit për të marrë pronat e familjes time e jo me të grabisja prona të të tjerëve! Nuk më mbeti të bëhem pis si analist! Dhe as posedoj ndonjë televizion apo portal me paratë e shitjes se dhive në Has apo Dukat nga kam origjinën, megjithëse im gjysh kish mbi 2000 koke bagëti dhe 200 hektar kullota e toka! I dashur Cimi mbaj shënim! Kam jetuar gjithë jetën me punë dhe jo me vjedhje, grabitje e pastrim parash, ashtu si prindërit e të parët e mi!

Së gjashti dhe e fundit! “Syri i partisë” ku kam të punësuar disa miq që me njohin mirë dhe nuk kanë qenë dakord me këtë palaçollëk, “dhëndri sipër makinave në 8 janar” dhe ky anonimi i Belindit të autobusëve pa pagesë me “prase ne fjalime” që dërgon ne perëndim me qindra të rinj ne vit me kontrata pune, duhet të dinë që s’kam asnjë çështje në SPAK, nuk kam humbur ndonjë gare elektorale si këta por kam drejtuar vetëm një fushate fituese në Selenice të Vlorës në 2015 dhe mbi të gjitha nuk bëj propagandë anti-amerikane kundër interesit të vendit tim në media dhe rrjete sociale! Kaq për sot!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ygtrfe: 29/03/2023 12:03

    Shume pergjigje e bukur z. Kulluri.

    Përgjigju
  • Besniku Partis Mersepe Gazi Çafaj: 29/03/2023 11:11

    O Edvin Kulluri Qimi se ka emrin kshu por e ka Qen Peka Skape Skaoe se është qeni besnik i sy peshkaqenit xenit që poqi të gjall 26 veta. E me kto lek që vodhi sy peshkaqeni paguhet Qen Peka Skape Skape.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?