Edy Reja

Edy Reja 'i jep' titullin Napolit: Skuadra italiane më e mirë në histori, sukses edhe në Champions

27 Shkurt 2023, 17:00| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 17:01

  • Share

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka "ngritur në qiell" Napolin e këtij sezoni, duke e quajtur skuadrën më të mirë në Serie A historikisht. Kryesuesit e kampionatit janë në distancë prej 18 pikësh nga ndjekësit e Interit dhe Milanit, ndërsa po bëjnë mirë edhe në Europë. Për "Il Mattino", Reja tha se skuadra e Spallettit i ka dhënë leksione kudo.

"Nuk ishte parë më herët një distancë e tillë në klasifikim, për mua Napoli është skuadra më e mirë italiane në histori. Skuadra e drejtuar nga Spalletti ka dhënë leksione kudo, madje edhe në Champions League. Mendoj se mund të shkojë deri në gjysmëfinale. Më pas mbetet për t’u parë pasi në lojë janë skuadra të mëdha dhe me eksperiencë. Do të varet shumë nga shorti, në garën janë Real Madrid, Manchester City apo Bayern Munich. Megjithatë, Napoli do të thotë të vetën, jam i sigurt", tha fillimisht Reja.

Më pas ish-trajneri i Kombëtares u pyet edhe për formën fantastike të Kvaratskhelia, yllit të ri të futbollit që po shkëlqen në Serie A.

"Kvaratskhelia? E njihja para se të mbërrinte tek Napoli, e kisha studiuar kur isha tek Shqipëria pasi luajtëm miqësore me Gjeorgjinë. E studiova në çdo detaj me analistin Rossi. Është një futbollist i madh, një fenomen me topin në këmbë, nuk mund t’ia marrësh kurrë. Çdo lëvizje e tij është e rëndësishme për skuadrën, ose asiston, ose godet portën", tregoi Reja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?