Edy Reja

Edy Reja pranë rikthimit në Serie A si trajner

21 Prill, 17:49| Përditesimi: 21 Prill, 17:59

  • Share

Edy Reja, ish-trajneri i Kombëtares pritet të rikthehet në Serie A. Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se 78-vjeçari është emri më i lakuar për stolin e Udineses.

Bardhezinjtë po vuajnë në vendet e fundit dhe kërkojnë të shpëtojnë sezonin, me Rejën që duket se do zërë vendin e Gabriele Cioffi, vetëm pesë javë nga fundit i kampionatit.

Udinese humbi dje me Veronën dhe mban vendin e 17-të, duke qenë me pikë të barabarta me Frosinonen e një vendi më poshtë. Në Itali janë të sigurt se vendimi për shkarkimin e Cioffi është marrë dhe Reja është më i mundshmi për t'u ulur në stol.

Përvoja e 78-vjeçarit duket se ka bindur drejtuesit, për ta zgjedhur para emrave si Cannavaro, Stramacioni apo Semplici. Reja nga 17 prilli i 2019 deri më 31 dhjetorin e 2022 ishte në stolin e kombëtares shqiptare duke i drejtuar kuqezinjtë për 37 ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?