Shqipëria e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë, për kualifikueset e grupit E të Euro 2024, duke mbajtur sërish vendin e parë me 13 pikë. Në stadium për të ndjekur ndeshjen ishte edhe Edy Reja, ish-trajneri i kuqezinjve deri në 31 dhjetor 2022.
78-vjeçari ka qenë në tribunën VIP si i ftuar special, teksa në 38 ndeshje ka qenë në krye të stolit kuqezi. Prej 17 prillit 2019 e deri në dhjetorin e 2022, Reja nuk ia doli të përmbushte objektivat e vendosur nga FSHF-ja.
Italiani i lindur në Gorizia ka shijuar suksesin e kuqezinjve të Sylvinhos, me trajnerin brazilian që është pranë kalimit në Euro 2024 me Kombëtaren tonë të futbollit.
Edy Reja në 'Air Albania'
Komento
Komente

Komtarja me Rejan ishte deshtim.
Përgjigju