Kreu i AMF-së, Ervin Mete

Efektet e COVID-19/ Kreu i AMF-së takim online me drejtuesen e FMN- në Tiranë: Tregu i sigurimeve më i prekuri nga virusi

29 Maj 2020, 19:25| Përditesimi: 29 Maj 2020, 19:27

  • Share

TIRANË-  Drejtori i i ri Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete e ka nisur detyrën e tij në krye të këtij Institucioni me një takim online me drejtuesen e re të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë,Yan Sun. Në fokus të këtij taki kanë qenë pasoja që COVID-19 ka lënë në ekonominë e vendit, ku sipas tij tregu i sigurimeve rezultoi më i ekspozuari nga efektet e virusit, edhe pse thekson që rihapja të sjellë normalizimin e treguesve financiarë për shoqëritë e sigurimit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së tha se miratimi së fundmi i tre ligjeve të reja nga Kuvendi i Shqipërisë, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, “Për tregjet e kapitalit” dhe “Për tregjet financiare bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” pritet të modernizojë funksionimin e këtyre tregjeve dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Nga ana tjetër, drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun vlerësoi rolin e AMF në mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare, si edhe shprehu gadishmërinë për të vijuar asistencën për Autoritetin, përmes ekspertizës, edhe në kuadër të ligjeve të reja të miratuara së fundmi.             

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?