Foto ilustruese

Efektet kanë filluar, po vjen Mërkuri retrogradë, ja kush janë shenjat që duhet të përgatiten

27 Prill 2022, 08:43| Përditesimi: 27 Prill 2022, 08:44

  • Share

Ja ku jemi sërish në atë periudhë të “tmerrshme” të virit ku Mërkuri do të jetë retrogradë. Ndonëse themi “e tmerrshme” në fakt nuk është kështu. Edhe pse shumë plane anulohen, pajisjet elektronike fillojnë të mos funksionojnë siç duhen, prishje kontratash apo rikthim ish-ash, sërish kjo është një periudhë e duhur reflektimi.

Zmbrapsja e Mërkurit apo siç quhet Retrograda e Mërkurit nis në 10 maj, por në astrologji asgjë nuk nis e përfundon në një datë të caktuar prandaj efektet e retrogradës nisin që dy javë para. Mërkuri do të zmbrapset këtë maj në shenjën e Demit, që udhëhiqet nga planeti Afërdita, planeti i pasurisë dhe dashurisë. Prandaj këtë periudhë do të ndjeni më shumë dëshirën për t’u mburrur, për t’u kapardisur. Prisni mesazhet nga ish-at, por gjithashtu edhe mosmarrëveshje me kolegët në punë apo me partnerët në jetën personale.

Po kush janë shenjat që do të ndikohen nga ky ndryshim i yjeve?

Demi – Gjatë kësaj periudhe të Mërkurit të zmbrapsur duhet të keni kujdes si po i shpenzoni paratë dhe energjinë tuaj. Nëse keni ndërmend të prisni ndonjë biletë, bëjeni pasi të mbarojë retrograda e Mërkurit. Mërkuri do të ndikojë në financat tuaja dhe ndjenjën tuaj të identitetit. Prandaj fokusi do zhvendoset tek bota juaj e brendshme.

Binjakët – Ky Mërkur i zmbrapsur do t’ju bëjë të vini në dyshim qëllimet tuaja, do t’ju mbajë në një hapësirë shumë introspektive. Mund të ndiheni të bllokuar nga mendimet tuaja. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos mendoni shumë. Kujdes nga mashtrimet dhe iluzionet. Përkohësisht do hiqni dorë nga jeta sociale dhe do përqendroheni tek vetja.

Virgjëresha – Është një ide e mirë të qëndroni larg rrjeteve sociale gjatë Mërkurit të zmbrapsur. Kjo për shkak se ky tranzit do ndikojë tek imazhi juaj publik dhe çdo hap i gabuar mund të bëjë kërdinë. Gjatë kësaj kohe komunikimi mund të jetë i gabuar dhe kontrolloni dy herë gjërat që shkruani. Nëse është e mundur shmangni udhëtimet.

Peshqit – Mërkuri retrogradë do ndikojë në marrëdhëniet tuaja me familjen kështu që nuk është një kohë e mirë për të bërë lëvizje apo drama shtëpiake. Do jeni shumë konfuz për të shprehur idetë tuaja apo për të përpunuar informacionet. Do i merrni gjërat shumë personale. Mos bëni supozime, ndiqni udhëzimet dhe bëni pyetje kur jeni konfuz.

Shenjat që do ndikohen më pak nga Mërkuri: Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?