Liverpool ia doli të merrte tri pikët e radhës në Champions League. Për raundin e tretë të kuqtë fituan 0-1 në Gjermani ndaj RB Leipzig duke vendosur rekorde të reja për klubin e kuq.
Kështu, Liverpool ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e para të një sezoni për herë të parë në historinë e tij. Të kuqtë gjithashtu kanë nëntë pikë të plota në Champions dhe kryesojnë edhe Premier League.
Një rekord që ka një emër, trajneri Arne Slot. Holandezi u ul në stolin e Liverpool në fillimin e sezonit dhe po tregon se e ardhmja e tij do jetë e gjatë në klubin ishullor.
Komento