Prishtina 2-1 Ballkani

Efekti Emmanuel Egbo, Prishtina fiton 2-1 kundër Ballkanit dhe merr Superkupën e Kosovës

20 Janar, 22:08| Përditesimi: 20 Janar, 22:09

  • Share

Antalia, Turqi - Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll. Djemtë e Emmanuel Egbosë mposhtën 2-1 kampionët e Ballkanit dhe kështu ngrejnë trofeun e parë për këtë vit.

Në Turqi, Prishtina shënoi që pas nëntë minutave lojë. Ishte Sinani që i dha epërsinë bardhekaltërve, teksa Kryeziu në pjesën e dytë shënoi golin e qetësisë. Skuadra e Ilir Dajës shkurtoi gjithçka me Dulaj në të 79 minutë, por goli shërbeu sa për statistika.

Pas ndeshjes trajneri Egbo u shpreh i lumtur për këtë sukses të të tijve, duke kujtuar se trajnon në klubin më të madh në Kosovë.

"Është kupa e parë e fituar që kur erdha në Kosovë te Prishtina. Kjo është kupë psikologjike dhe u kam thënë lojtarëve që duhet ta fitojmë patjetër, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Prishtina në çdo garë futet për të fituar", tha Egbo pas ndeshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?