Në mes të pandemisë Covid-19, ekonomia europiane po përpiqet të rimëkëmbet por nuk është e lehtë. Shumë dyqane, restorante dhe biznese nuk janë rihapur pas karantinës dhe shumë sipërmarrësve u është dashur të pushojnë nga puna punonjësit për t'u përballur me vështirësitë ekonomike. Recesioni ekonomik i shkaktuar nga koronavirusi nuk vonoi të kishte efekte mbi papunësinë, e cila në zonën e euros në muajin korrik u rrit nga 7.7% nga 7.9% në një muaj.
Sipas raportit të Eurostat, papunësia e të rinjve është rritur nga 17% në 17.3% në të njëjtën periudhë.
Në shumë vende qeveritë kanë parandaluar mundësinë e pushimeve nga puna, por tani që këto kufizime janë hequr, ndikimi i kësaj emergjence shëndetësore ka të ngjarë të shfaqet në muajt në vijim.
"Ka të dhëna që nuk shfaqen në raportin e Eurostat dhe që kanë të bëjnë me ata që e gjejnë veten në një situatë të papunësisë së përkohshme - tha Luca Visentini, sekretari i përgjithshëm i konfederatës sindikale europiane” Bëhet fjalë për ata që kanë kontrata pune me afat të caktuar ose që përfitojnë nga programet e mbështetjes së të ardhurave kombëtare përmes mbështetjes së punësimit dhe që llogaritet se janë rreth 45 milionë
“Nëse këta njerëz do të mbetet të papunë do të ishte një katastrofë” – tha Luca Visentini
Deputetët e BE-së së shpejti duhet të fillojnë diskutimin e kornizës së re financiare europiane shumëvjeçare, të miratuar tashmë në muajin korrik nga liderët e Unionit.
‘Shumë kanë frikë se kontinenti i vjetër mund të kalojë një dekadë tjetër të papunësisë’, - theksoi sekretari i përgjithshëm i konfederatës sindikale europiane