Aida Hajnaj

Kronikë
Top 24

Shtyhet testimi për efektivët që kopjuan, nis hetimi zv/ drejtoreshën e policisë së Shtetit

15 Nëntor 2018, 08:28| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 09:10

  • Share

TIRANE-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për zv/ drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, pasi ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, i cili u anulua. Pas anulimit, testimi ishte vendosur për t’u përsëritur ditën e sotme, por për shkak të nisjes së hetimeve është shtyrë për një datë të pacaktuar. 

Kanë qenë 420 oficerë policie që konkurruan për gradën “Komisar”, ku një pjesë e tyre dyshohet se kopjuan duke marrë më herët tezën.  Testimi u zhvillua në datën 7 nëntor dhe nga korrigjimi i tezave, ra në sy përgjigja e njëjtë që disa oficerë kishin dhënë, që solli më pas edhe marrjen e pikëve maksimale nga ana e tyre. Gradat në polici kanë qenë gjithmonë të kontestuara, për shkak se shumë policë hedhin akuza për mbështetjen e disa kandidatëve të caktuar.

Komento

Komente

  • sonila: 15/11/2018 11:57

    E po eshte mikja e muratit murataj sepse edhe ky konkuroi per graden kryekomisar eshte nje tirp i madh te mbadh te tille njerez ne pune

    Përgjigju
  • Dean: 15/11/2018 10:20

    Kjo drejtuese e paafte dhe mediokre duhet larguar urgjentisht nga radhet e policise se shtetit pasi eshte pergjegjese per deshtimin e ketij procesi dhe lenien e kesaj njolle turpi per policine.. Kjo eshte vete e para qe ka shitur pergjigjet e testimit..

    Përgjigju
  • Dean: 15/11/2018 10:17

    Kjo duhet te mbaje pergjegjesi disiplinore dhe penale.. Si nje drejtuese e paafte dhe mediokre "arriti" tja nxije faqen policise se shtetit me kete skandal te pamerituar.. Eshte kjo qe jua ka dhene testin e zgjidhur shume oficereve te njohur te saj...

    Përgjigju
  • Dean: 15/11/2018 10:17

    Kjo duhet te mbaje pergjegjesi disiplinore dhe penale.. Si nje drejtuese e paafte dhe mediokre "arriti" tja nxije faqen policise se shtetit me kete skandal te pamerituar.. Eshte kjo qe jua ka dhene testin e zgjidhur shume oficereve te njohur te saj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?